spot_img
HomeBUJKUBlegtori12 rregulla për mjeljen e lopëve

12 rregulla për mjeljen e lopëve

spot_img

Para mjeljes

Monitoro shëndetin e gjirit rregullisht

Rishikoni rregullisht shëndetin e gjirit dhe cilësinë e qumështit. I përshtatshëm Kalifornia Testi i Infl amacioni (CMT).

Mënyrë mjeljes

Pavarësisht nga sistemi i strehimit apo madhësia e tufës, se pari mjelë lopët në laktacion të parë. Mjelë lopët e sëmura të fundit dhe pastaj lajë dhe dezinfekto sistemin e mjeljes.

Pastro thimthat

Kontrolli i infl amacionit të gjirit dhe prodhimi i qumështit me cilësi të lartë kërkon që lopët të kenë gji të pastërta dhe të terur në momentin kur makina mjelëse vendoset. Pastroni çdo thimthë duke përdorur letër ose leckë (peshqir një për lopë).

Fillo mjeljen në thimthat e para

Hiq 2-3 skurrilat e para. Mjelja në thimthat e para jep një sinjal të fuqishëm për të iniciuar rrjedhjen e qumështit dhe ofron një mundësi për të zbuluar dhe parandaluar qumështin e kontaminuar (infektuar) para hyrjes në laktofriz.

Kurrë mos fillo procedurën e mjeljes me pastrimin e thimthave. Arsye është se mikrobet që janë prezentë në kanalin e thimthës mund të zhvendosen më tej deri në brendësi të gjirit. Gjithmonë fi lloni me largimin e skurrilave të para.

Gjatë mjeljes

Kontrolloni sistemin e mjeljes

Gjithmonë kontrolloni nivelin e vakumit në fillim të çdo mjelje.

Bashkëngjitë makinën e mjeljes në kohën e duhur

Brenda 60-90 sekondave të të gjitha procedurat e përgatitjës së gjirit duhet të kryhen dhe të vendosen njësitë e mjeljes. Rregullo njësitë e mjeljes në mënyrë që të jenë në formë të drejtë.

Shmangeni mbi mjeljen

Mbimjelja është e dëmshme. Kur gjiri zbrazet, njësia e mjeljes duhet të hiqet. Kjo mund të zbulohet me vëzhgimin e syrit, ose për mes sistemit të sensorëve te cilët zbulojnë rrjedhjen e ulët dhe mundësojnë largimin automatik të njësisë mjelëse.

Siguro largimin e duhur të makinës mjelëse

Kur përfundohet mjelja, vakumi mbyllet me dorë ose automatikisht. Lejo vakumin të bjerë tërësisht para se të hiqni njësinë mjelëse. MOS shtrydh gjirin duke tërhequr poshtë në njësinë mjelëse, kjo mund të çojë në hyrjen e ajrit.

Pas mjeljes

Dezinfekto thimthat pas çdo mjelje

Sa më shpejt të jetë e mundur, pasi njësia mjelëse është hequr, dezinfekto çdo thimthë. Kjo është procedurë e vetme më efi kase për të parandaluar rritjen e baktereve dhe infl amacionin e gjirit (mastitin).

Pastro pajisjet e mjeljes menjëherë pas mjeljes

Pastroni sipërfaqet e jashtme të sistemit të mjeljes. Pas çdo përdorimi, manualisht ose automatikisht pastro të gjitha pjesët e sistemit duke përdorur produkte të përshtatshme (detergjent dhe dezinfektues) në temperaturën e duhur. Lejo sistemin e mjeljes të thahet. Kur është e nevojshme, dezinfekto sistemin e mjeljes para mjeljes së ardhshme duke përdorur materie dezinfektuese me hollim të duhur.

Ftohë qumështin në mënyrë të duhur

Kontrolloni temperaturat e ftohjes gjatë dhe pas çdo mjelje 40C. Temperaturat e duhura të ftohjes në masë të madhe e ngadalësojnë rritjen e baktereve.

Monitoro cilësinë e qumështit dhe pajisjet e mjeljes, dhe të dhënat e performancës qumështore rregullisht

Shikoni të gjithë cilësinë e qumështit, përbërjen e qumështit, dhe të performancës së mjeljes.

Është e pa mundur të parandalosh plotësisht infeksionin e mastitit por me disa mënyra të vogla ai mund të mbahet në shkallë të ulet. Në shumicën e rasteve mastiti është i fshehur dhe edhe pse nuk është zbuluar ende nga fermeri ai normalisht nuk e rritë numrin e baktereve të qumështit të fermës në përgjithësi mbi 50,000 për ml. Kur arrihet faza klinike, numri i baktereve mund të arrijë disa miliona për ml dhe edhe nëse vetëm një nga katër gjinjtë e lopës është i infektuar kjo do të infektojë qumështin e gjithë fermës dhe do ta bëjë atë të pa përdorshëm. Ndaj është e rëndësishme të përcaktohen rastet klinike dhe qumështi i tyre të përjashtohet nga rezervuari./Keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme