spot_img
HomeBUJKUVlera ekonomike dhe përdorimi i gështenjës

Vlera ekonomike dhe përdorimi i gështenjës

spot_img

Vlera për frutin e gështenjës pasi është kryer eksplorimi i përgjithshëm i vlerave ushqimore , kurative dhe proteinike nga ku merr avantazhin e drurit, me qenë se në shumë momente shërbeu si ushqim kryesor, duke ju dhënë një ndihmë të madhe shumë familjeve në vende të ndryshme të botës, duke kompensuar mungesën e bukës.

Në respekt dhe vlerësim të frutit të shenjtë gështenjës, shumë vende Evropiane kanë caktuar datën 11 nëntor, si festë të gështenjës, duke e quajtur atë “Pema e Bukës”, dhe “Pema e jetës” dhe nga kjo datë, pronarët i lënë të lirë të varfëritë dhe ata që nuk e kanë këtë pemë, të hyjnë në pronat e tyre dhe të mbledhin frytet gështenjave të mbetura.

Është llogaritur që një pemë gështenje e rritur, në një sezon sjell fitim pronarit mes 40 dhe 60 euro, në një vit me frutifikim normal mesatar, theksojmë se pema e gështenjës është dru shekullor. 

Vlera për lëndën drusore që ka gjetur përdorime nga më të ndryshme gjatë gjithë jetës së njeriut që fillon nga shtrati i foshnjës,(djepi), dhe përfundon në varr, me mbulimin me dërrasat e gështenjës.

Dërrasa e gështenjës në trevat ku rritet është elementi bazë i ndërtimit dhe përgatitjes së orendive të nevojshme në familje, si ndërtimi i magjes së miellit dhe gatimit të bukës, në kuti dhe arka për mbajtjen e produkteve ushqimore, në hambar, në ndërtimin e koshave, lesave, trinave, shportave, krozhnave, në ndërtimin dhe rrethimin e ballkoneve, në thurjen e arave, livadheve, bahçeve, në krijimin e vreshtave, në rrethimin, në stilimin dhe modelimin e oborreve, në ndërtimin e plevicave për blegtorinë, në ngrehina dhe ndërtime të ndryshme, në meremetimin, plotësimin me të gjitha orenditë e brendshme të banesës së tyre, në ndërtimin e kateve dhe fuçiave, vozgave, e të tjera përdorime të pa fundme që shpesh druri i gështenjës, për gamën e gjerë të përdorimit, ka shërbyer si një haraç.

Vlerat kurative mjekësorë e gjetheve të gështenjës, çaji i përgatitur nga gjethet e thara, shërben për kurimin e kollës së mirë, për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes , të reumatizmit, çdo forme të dizenterisë edhe në rastet me hemorragji: ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të. 

Vlera për mjaltin e gështenjës që është shumë kurativ dhe ndihmon tek gastriti, mbron mëlçinë dhe i kontribuon qarkullimit më të mire të gjakut. Por mjalti i prodhuar nga lulet e gështenjës ka një natyrë specifike biologjike për të parandaluar zhvillimin e sulmeve të baktereve në organizmin e njerëzve dhe është përdorur tradicionalisht për të mbuluar plagët kronike, djegiet dhe ulcerat e lëkurës, pikërisht për shkak të veprimit antibakterial.

Vlera për ndikimin mbi mjedisin, gështenja kjo pemë e fuqishme që ndikon dhe vepron në mënyrë vendimtare mbi ambientin ku rritet, mbi mjedisin ekologjik, mbi drejtimin dhe perspektiven e habitateve që e shoqërojnë dhe duke siguruar pasurimin dhe mbrojtjen e plotë të tokës mbi të cilën vegjeton.

Vlera për efektet kurative të frutit, edhe pse shumë shpesh mendohet si një kulture ushqimi, fryti i ëmbël i gështenjës, lëvorja edhe degët e rijnë janë një burim i mirë i taninit dhe këto kanë një veprim të dobishme në trajtimin e gjakderdhjeve, diarresë etj gjethet dhe lulet janë anti-inflamator, expektorant dhe tonik.

Vlera  për prodhimin e miellit të gështenjës – Mielli, i prodhuar nga fruti i gështenjës gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore, në prodhimin e ëmbëlsirave, çokollatave dhe pjekurinave të ndryshme ushqyese. Mielli është i pasur me sasi të mjaftueshme të sheqerit që arrin ne 25.4 Për qind. Mielli i gështenjës është përdorur në shumë vende të ndryshme për gatim buke sa që gështenja konsiderohet si buka e të varfërve./Gazeta Bujku

—-

Autor: Shpend Nikoçi

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme