spot_img
HomeLAJMET E FUNDITVitamina A mbron sytë dhe lëkurën

Vitamina A mbron sytë dhe lëkurën

spot_img

Vitamina A është e tretshme në yndyrë, ndërsa në organizëm depozitohet dhe nuk ka nevojë për konsum të përditshëm. Është e njohur edhe si vitaminë e rritjes, ose si vitaminë anti infektive. Është rezistues ndaj nxehtësisë, por e ndjeshme ndaj dritës dhe ajrit. Është e rëndësishme për shikimin dhe mungesa e tij shkakton verbëri nate.

Vitamina A merr pjesë në mbrojtjen e lëkurës, për ta mbajtur atë të shëndetshme, stimulon rritjen dhe përmirëson imunitetin. Gjatë mungesës së vitaminës A, lëkura thahet, bëhet e fortë dhe shkaktohet zbokth. Është vërtetuar se parandalon zhvillimin e tumoreve. Kjo vitaminë paraqet yndyrë me ngjyrë të zbehtë të verdhë, nuk është e tretshme në ujë, por tretet në tretës organik dhe vajra. Nuk është e qëndrueshme në temperatura të larta, ndërsa rrezet ultra vjollcë e djegin.

Vitamina A paraqitet në dy forma:
• Retinol – gjendet në produktet me origjinë shtazore dhe
• Provitaminë (β- karoten) – gjendet në produktet me origjinë bimore.
Në frutat me ngjyrë, kungull, kajsi, pjeshka, karota, domate, spinaq, bizele, bishtaja dhe perime tjera, gjendet në formë të provitaminës, β-karoten, që e konsumuar në organizëm shndërrohet në vitaminë A ose retinol. Nevojitet gjashtë herë më tepër karoten bimor sesa retinol shtazor për kënaqjen e nevojave.

Vitamina A:
• Krijon pigmentin e shikimit në retinë
• Vepron kundër verbërisë së natës dhe ndihmon gjatë shërimit të shumë sëmundjeve të syve
• Vepron si antioksidues dhe parandalon formimin e tumoreve
• Forcon sistemin imun
• Krijon rezistencë ndaj infeksioneve në organet e frymëmarrjes
• Nxit rritjen, forcon kockat dhe dhëmbët, kontribuon për një lëkurë dhe flokë të shëndetshme
• Ndihmon gjatë shërimit të puçrrave dhe ulcerave

Cili ushqim përmban vitaminën A?

Burime të vitaminës A janë: vaji i peshkut, mëlçia, karota,kungulli, perimet e gjelbra dhe të verdha me gjethe, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, gjalpi, frutat e verdha. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme