spot_img
HomeBUJKUVazhdon përkrahja për fermerët e Fushë-Kosovës

Vazhdon përkrahja për fermerët e Fushë-Kosovës

spot_img

Edhe sivjet Drejtoria e Bujqësisë vazhdon t’i përkrahë 263 fermerë të rinj për ngritjen e serrave të mesme ( gjysmë të larta) me sipërfaqe prej 50 m2 ( në total 1.31,50 m2), veprimtari kjo në rritje pas luftës së fundit, me të cilën fermerët po arrijnë të sigurojnë të ardhura të mira për nevojat e ekonomive të tyre familjare.

Kjo veprimtari ka përparësi të mëdha ndaj prodhimtarisë në fushë të hapur, sepse mundëson:
– Arritjen e frutave të perimeve jashtë sezonit;
– Furnizimin e tregut me perime të freskëta gjatë tërë vitit;
– Rendimentet për njësi të sipërfaqes janë 2-3 herë më të larta në krahasim me atë në fushë të hapur;
– Shfrytëzimi maksimal i fuqisë punëtore gjatë tërë viti;
– Vjelja e 2-3 kulturave brenda vitit;
– Zëvendësimi i importit të perimeve të freskëta;
– Vend të sigurt të punës dhe standard më të lartë të jetës.

Përveç serrave, që nga nesër pritet të shpërndahen edhe 28 makina mjelëse dhe 30 shpërndarëse të plehut artificial. /Gazeta Bujku

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, plant, child and outdoor

Image may contain: plant, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: shoes, sky and outdoor

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme