spot_img
HomeBUJKUUjitja e tokës bujqësore

Ujitja e tokës bujqësore

spot_img

Autore: Msc. Besnike Aliaj

Ujitja si një proces i rëndësishëm për tokën bujqësore në Kosovë organizohet në forma të ndryshme si: ujitja formale e organizuar përmes kompanive të ujitjes, ujitja jo formale, ujitja e pa organizuar dhe ujitja individuale e cila bëhet nga burime të ndryshme ujore si lumenj, puse, etj.

Duke ju referuar të dhënave të grumbulluara nga drejtoritë komunale për bujqësi është vlerësuar se gjatë vitit 2018, përmes ujitjes formale dhe jo formale janë ujitur rreth 17,837 ha.

Vërehet rënie e sipërfaqeve të ujitura të raportuara nga komunat në raport me vitin 2017, si rrjedhojë e reshjeve që ishin gjatë verës së vitit 2018.

Nga të dhënat e raportuara, disa drejtori komunale kanë raportuar që nuk kanë sipërfaqe nën ujitje si: Skenderaji, Malisheva dhe Hani i Elezit. Kulturat të cilat janë ujitur janë: misri, pemët dhe perimet, duke përfshirë edhe sektorët tjerë të cekur në tabelën mbi ujitjen e tokave bujqësore.

Investime kapitale janë bërë në zgjerimin e sistemeve të ujitjes për 740 ha gjatë vitit 2018. Këto investime përfshijnë zgjerimin e sistemit të ujitjes në fshatin Frashër, komuna e Mitrovicës me 200 ha, në fshatrat Samadrexhë dhe Pantinë, komuna e Vushtrrisë për 220 ha, si dhe në fshatrat Piranë, Landovicë dhe Krajkë, komuna e Prizrenit me 320 ha./Gazeta Bujku

Burimi: Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë

Burimi: “Raporti i Gjelbër i Kosovës 2019”

Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2019

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme