spot_img
HomeBUJKUTREGUESIT/Kina 'ushqen' me hudhra konsumatorin kosovar

TREGUESIT/Kina ‘ushqen’ me hudhra konsumatorin kosovar

spot_img

Kosova shfaq një tjetër paradoks në dukje në tregun agro, pasi është e detyruar që të importojë nga Kina e largët një sasi prej tonelatash hurdhre.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës  – ASK, në vend kultivohen diku rreth 139.53 hektarë, ndërsa prodhimi i saj është 1,062.69 ton, rendimenti i kësaj kulture është 7.6 ton për hektarë.

Por kjo sasi nuk konsiderohet e mjaftueshme për t’ju përgjigjur tregut, kështu që sytë kthehen nga importi, deri në Kinë pra. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës brenda një viti importohen mbi 80 ton hudhra, ku 60 për qind e sasisë vjen nga Kina.

Referuar të dhënave të kësaj dogane dërguar tesheshi.com, gjatë vitit 2017 janë importuar 58.5 milionë kilogramë hudhra, me një vlerë të përgjithshme prej 78.1 milionë euro.

Për këtë vit, prodhuesi shqiptar solli në tregun e Kosovës 8.9 milionë kilogramë hudhra që kapin vlerën e 14.5 milionë eurove.

Kosova importon gjithashtu hudhra nga Egjipti, Spanja, India.

Ndërsa nga fqinjët Serbi e Maqedoni, nuk importon asnjë kokër

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj – /tesheshi.com/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme