spot_img
HomeLAJMET E FUNDITTë mirat dhe përfitimet e thanës

Të mirat dhe përfitimet e thanës

spot_img

Thana rritet në kushte tokësore të vështira: në rrëpiara, toka të pjerrëta, të thata, shkëmbore dhe të rrezikuara nga erozioni. Mund të mbillet në këto terrene duke i pyllëzuar ose në formë brezash, për ti mbrojtur nga gërryerjet, i bën të bukura, i gjallon sepse është edhe tërheqëse e kafshëve të egra.

Këto 100 vitet e fundit, thana po vlerësohet e ka ngjallur interes në shtetet e zhvilluara perëndimore. Ajo ka gjetur një përdorim të gjerë si bimë zbukuruese. Lulet e verdha të saj janë ndër të parat që çelin pas dimërit. Lulet, por dhe fletët mjaft të bukura, krijojnë një mjedis tërheqës çlodhës. Një pamje interesante krejt të veçantë krijon edhe në muajtë gusht-shtator kur formohen frutat  me ngjyrën e kuqe ose të verdhë. Në parqet, kopshtet dhe oborret e shtëpive të këtyre vendeve, tani më shpesh po zënë vend edhe kjo bimë. Specialistat e bimëve ornamentale e rekomandojnë kryesisht në lulishtet e muzeumeve ose mjedise antike.

Druri i thanës ka ngjyrë të kuqërremtë, është shumë i rëndë dhe nuk qëndron mbi ujë. Është dru i fortë prandaj është përdorur për bërjen e mekanizmave të mullirit të blojes dhe mekanizmave të tjera në formë ingranazhesh, etj. Pavarësisht kësaj, druri saj vlerësohet nga zdruktharët sepse gdhendet dhe punohet lehtësisht në torno e për të bërë paisje të forta si: bishtat e veglave të punës, bastunët, instrumenta muzikorë, gdhendje zbukuruese, skulptura, enë guzhine, etj.  Druri digjet mirë si dhe bën qymyr të cilësisë së lartë. Druri thanës përkulet por nuk thyhet, me thuprat e saj mund të bëhen shporta e kosha të ndryshme si dhe punime artistike.

Lulet me që çelin ndër të parat vizitohen nga bletët sepse përmbajnë shumë nektar dhe polen. Poleni i luleve të thanës është i kuq, ndërsa nektari sipas Plinit dhe Paula Schrank (1789), mund t’i dëmtojë bletët kur merret me shumicë ose i pa përzier me nektarin e luleve të bimëve të tjera.

Lëvorja dhe gjethet përmbajnë lëndë nga e cila përgatiten bojëra të verdha për ngjyrosjen e pëlhurave të ndryshme, lëkurët, etj., si dhe përmbajnë sasira të larta lëndë regjëse. Gjethet, lëvorja dhe frutat janë përdorur e përdoren  në mjekësinë popullore, të cilat janë përshkruar më lart. Nga bërthamat e thanës mund të nxirret vaj i ngjashëm me atë të arrës i cili përdoret për përgatitjen e bojërave për piktorët.

Frutat e thanës konsumohen të freskëta shpesh nga bima në gojë por, edhe mblidhen e ruhen ose tregëtohen. Me frutat jane bërë tradicjonalisht shurupe, pije e lëngje të ndryshme, reçel, marmalat, likere, vere raki dhe uthull. Në disa vende prodhohet dhe një lloj salce. Në Rusi nga thana përgatitet edhe vodkë. Në Greqinë Veriore me nxitjen dhe financimet e BE-së, prodhohen e tregëtohen rreth 12 lloje pijesh.

Thana është bëre objekt studimi edhe i mjekësisë bashkëkohore. Studimet në mjekësinë moderne kanë vërtetuar se frutat dhe vaji i nxjerrë nga farërat janë të dobishme për shërimin dhe rigjenerimin e indeve epidermike të dëmtuara të brendshme  dhe të jashtëm (lëkurë dhe mikoderm) (Tzitzin etj, 1963; Damirov etj. 1983; Asadov etj, 1990). Gjithashtu kanë veti për për të shëruar plagët e ndryshme, ulçerën e stomakut dhe kolitin ( Lewis etj, 1977; Damirov etj, 1983; Asadov etj, 1990). Fruti dhe gjethet kanë shfaqur veti antimikrobike kundër Staphylococcus aureusEscherichia coliProteus vulgaris dhe Pseudomonas aeruginosa (Smith, 1977; Asadov etj. 1990). Ftuti i thanës  përmban antioksidantë me veti shëruese, anti-inflamatore, kundra kancerit, diabetit, etj. (Turyanitsa etj. 2006 ).

Autor: Koço Mosko

Gazeta Bujku e boton me leje te http://bota-bujqesore.blogspot.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme