spot_img
HomeKuzhinëSupë thjerrëzash të kuqe

Supë thjerrëzash të kuqe

spot_img

Në kulturën e kuzhinës turke supat kanë një vend të veçantë. Nga e kaluara deri në ditët tona, si mes popullit, ashtu edhe në parinë shtetërore, një prej gjellëve që preferohej më shumë ishte supa. Supa, e cila në kultura të ndryshme shërbehet zakonisht në darkë ose në drekë, në kuzhinën turke mund të konsumohet në çdo vakt. Madje konsumi i supës në mëngjes është relativisht i përhapur mes turqve. Supat e kuzhinës turke, po të krahasohen me kuzhinat e tjera, kanë ndryshime të rëndësishme për sa i përket llojeve, mënyrës së gatimit dhe përbërjes së tyre. Për shembull, në shoqëritë perëndimore, supat përgjithësisht përmbajnë pjesë të vogla dhe janë të lëngshme. Kurse në kuzhinën turke ka shumë lloje supash të cilat mund të jenë të lëngshme ose më të trasha, me ose pa pjesëza brenda, që hahen të ftohta ose të ngrohta. Por njëra prej tyre ka një vend të veçantë. Ajo është supa me thjerrëza të kuqe. Supa me thjerrëza të kuqe gatuhet pothuajse në çdo shtëpi dhe shërbehet pothuajse në çdo restorant. Sot do të japim recetën e kësaj supe edhe të shijshme edhe të ushqyeshme por edhe të lehtë për tu gatuar.

Përbërësit e nevojshëm për supën me thjerrëza të kuqe janë si më poshtë:

  • 1,5 gotë me thjerrëza të kuqe
  • 1 lugë buke gjalpë
  • 1 lugë buke salcë domateje
  • 1 qepë e vogël e prerë imët
  • 1/2 lugë çaji me piper të kuq
  • 1/2 lugë çaji me piper të zi
  • 1 lugë çaji me kripë (sipas dëshirës)
  • 6 gota uji me lëng mishi ose me ujë (sipas dëshirës)

Tani le të kalojmë tek gatimi;

Si fillim le të lajmë me ujë të bollshëm thjerrëzat e kuqe deri sa të mos dalë më uji i bardhë i tyre. Më pas kaurdisni për disa minuta qepën e prerë imët, shtoni salcën e domates dhe kaurdisini për disa minuta të tjera. Duke i shtuar thjerrëzat e kuqe vazhdoni procesin e kaurdisjes. Pas dy minutash shtoni lëngun e mishit ose ujin në gjendje të ngrohtë (ose valuar). Pasi ti shtoni shijen duke hedhur në tenxhere edhe kripën, piperin e zi dhe të kuq, lëreni të ziej gati gjysmë ore deri sa të zbuten thjerrëzat. Pasi të jetë zier mund ta hidhni në një kullojse dhe ta ose ta grini me anë të një mikseri deri sa të përfitoni një lëng pa kokrriza. Supa pas këtij procesi është e gatshme për tu konsumuar. Ju bëftë mirë!  /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme