spot_img
HomeKuzhinëSupë kosi

Supë kosi

spot_img

Kosi, është një produkt qumështi që përfitohet me fermentimin e qumështit të valuar. Është një superushqim që konsumohet me dëshirë në shumë vende të botës në forma të ndryshme si ajo me fruta, sade dhe në formë të akullores. Mirëpo a e dini se ky superushqim është përhapur në botë në saje të turqve dhe se fjala “Yogurt” (Kos), ka hyrë në shumë gjuhë të botës nga gjuha turke? Kosi, i cili ka filluar të përhapet në botë prej shekullit të 19-të, është një ushqim që përdoret në kuzhinën turke me shekuj. Ashtu siç mund të konsumohet vetëm apo duke e përzierë me ëmbëlsira, kosi përdoret edhe si salcë mbi gjella, pasi të tretet me ujë përdoret si pije apo mund të përgatitet edhe supa e kosit. Ne sot do të përcjellim recetën e “supës së kosit” që është njëra prej recetave të shumta të gjellëve me kos.

Për përgatitjen e supës me kos në mënyrë turke, e cila në Turqi njihet si “Supa Yayla” (Yayla Çorbasi), nevojiten këta përbërës:

  • 6 gota ujë i kockave apo ujë
  • 3 lugë oriz
  • 2 lugë miell
  • 1 e verdhë e vezës
  • 2 gota uji kos
  • 2 lugë çaji krip dhe nenexhik të tharë
  • 2 lugë gjalpë

Përgatitja: Fillimisht ngrohet ujë në një enë. Pasi ti shtohet kripa ujit të valuar i shtohet orizi i larë dhe zihet deri sa të zbutet. Në një enë tjetër tunden e verdha e vezës, mielli dhe kosi. Kësaj mase i shtohet një gotë ujë për ta tretur. Më pas kësaj tretjeje i shtohet ngadalë uji i valuar me oriz për të ngritur temperaturën e kësaj përzierjeje. Pastaj kjo përzierje me kos i shtohet enës ku është duke u zier orizi dhe vazhdohet me zierje edhe për 10 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri. Në një tavë të vogël shkrihet gjalpi dhe i shtohet nenexhiku i tharë. Pasi të jetë skuqur për afërsisht 30 sekonde këtë përzierje e shtoni në supë (sipas dëshirës mund të përdoret edhe piper i kuq apo piper i zi) dhe Ju bëftë mirë…/trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme