spot_img
HomeKuzhinëSpeca të mbushura me oriz dhe rrush frëngu

Speca të mbushura me oriz dhe rrush frëngu

spot_img

Gjella, recetën e së cilës do ta ndajmë bashkë me juve e që do ta gatuajmë këtë javë, quhet “Speca të mbushura me oriz dhe rrush frëngu”. Edhe pse thënë edhe në programet e mëparshme nuk është dëm nëse e përsërisim edhe njëherë që; “gjellët e gatuara me vaj ulliri” në kuzhinën turke zakonisht hahen të ftohta, gatuhen pa mish dhe natyrisht me vaj të ullirit. Këto lloj gjellësh të shpeshtën e rasteve shërbehen si pjatë plotësuese ose si meze. Edhe ne në programin e kësaj jave do të gatuajmë bashkë “Speca të mbushura me oriz dhe rrush frëngu”. Këto dollma që gatuhen pa përdorimin e ndonjë vaji shtazor, janë ushqim i përshtatshëm për veganët dhe vegjetarianët. Tani le të kalojmë në gatimin e dollmave të specave me vaj të ullirit.

Para se të fillojmë ti numërojmë përbërësit e nevojshëm për këtë gjellë:

  • 16 speca të vogla për dollma
  • 1 gotë e gjysmë uji vaj ulliri
  • 4 kokrra qepë të grirë imët
  • 2 gota uji oriz
  • 2 lugë gjelle fëstëk
  • 12 lugë gjelle rrush frëngu
  • kripë
  • gjysmë luge të vogël piper të zi
  • 1 lugë të vogël nenexhik të thatë
  • 1 lugë të vogël me piper xhamajkan (bahar)
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 2 gota ujë
  • 3-4 kokrra domate për t’i mbyllur dollmatë

Tani le t’i gatuajmë bashkë specat e mbushura me oriz dhe rrush frëngu: Në një tenxhere hedhim 1 gotë uji vaj ulliri dhe i kaurdisim qepët dhe fëstëkun. Shpëlajmë mirë orizin deri sa ta lajmë nishestenë. Pasi qeptë të jenë kaurdisur e hedhim orizin dhe vazhdojmë t’i kaurdisim së bashku. Më pas hedhim kripën, piperin e zi, rrushin e frëngut, nenexhikun dhe sheqerin dhe i përziejmë mirë. Pastaj shtojmë dy gota ujë dhe e ziejmë mirë orizin. Pasi të jetë zier e heqim orizin nga zjarri dhe presim deri të vaket. Më pas i shtojmë piperin xhamajkan (baharin). E shijomë gjellën, nëse është e nevojshme i shtojmë edhe pak kripë dhe sheqer.

Në vijim pastrojmë specat nga bishtat dhe farat dhe i mbushim me harxhin e përgatitur me oriz. I premë në copa të trasha domatet dhe me ato mbyllim specat që orizi të mos del jashtë. Tani specat e mbushura i vendosim në një tenxhere të thellë dhe sipër u hedhim gjysmë gote vaj ulliri dhe ujë deri sa të mbulojë gjysmën e specave. I ziejmë në zjarr të mesëm për 30 minuta. Pasi të jenë zier i lëmë të ftohen në temperaturë të dhomës dhe pastaj i shërbejmë, ju bëftë mirë. /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme