Search

Skenderaj, u hap panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve

376

Për tri ditë më radhë, nga sot, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve”

Ku shumë kultivues të produkteve bujqësore, nga Skenderaj dhe komuna tjera, e kanë pasuruar këtë panair me prodhimet e veta bio.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin e Bujqësisë Sokol Sallahu, kanë marrë pjesë në hapjen e këtij panairi.

Në këtë panair, të organizuar nga Komuna e Skenderajt, respektivisht nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Grupi Lokal i Veprimit, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, ndërsa qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio.

“Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje nga Komuna e Skenderajt, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. /Gazeta Bujku

Image may contain: 12 people, people standing, suit, wedding and outdoor

Image may contain: 9 people, people standing and food

Image may contain: 4 people, people standing and indoor

Image may contain: indoor




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *