spot_img
HomeLAJMET E FUNDITSi ta parandalojmë hipertensionin me anë të ushqyerit?

Si ta parandalojmë hipertensionin me anë të ushqyerit?

spot_img

Ushqimi jo i rregullt dhe i tepruar paraqet një nga faktorët më të rëndësishëm për paraqitjen e hipertensionit ose tensionit të lartë të gjakut, i cili rezulton me gjendje patologjike të më tepër organeve: zemrës, trurit, syve, veshkave etj.

Një mënyre të shëndetshme jetese duhet t’i kushtojmë vëmendje që në moshë të re sepse si përfitim nga kjo ne do të kemi një cilësi më të mirë jete në të ardhmen.

Nga ushqimi për afat të gjatë kohor duhet të reduktohet ushqimi i pasur me yndyra shtazore dhe kolesterol të cilat shkaktojnë rritjen e triglicerideve në gjak dhe shtresohen mbi muret e enëve të gjakut më çka ato e humbin elasticitetin, bëhen më të ashpra dhe jo funksionale.

Ushqimi duhet të ketë vlerë energjike të zvogëluar e cila do të mundësojë edhe uljen graduale të masës se tepërt trupore.

Karbohidratet – duhet të jenë të shumëllojshme dhe të konsumohen në formë të drithërave, frutave, lëngje të frutave dhe perimeve.

Proteinat – duhet të konsumohen në masë prej 1g/kg, të marrin pjesë me 10-15% në nevojat ditore energjike dhe të burojnë nga mishi pa yndyrë, vezët,peshku, qumështi dhe produktet e qumështit.

Yndyrat – duhet të marrin pjesë me 20-30% në nevojat ditore energjike, të burojnë nga qumështi dhe produktet e qumështit me yndyrë të ulët, mishi pa yndyrë , peshku dhe nga vajrat bimorë siq janë vaji i ullirit , vaji i farave të lirit,etj, ndërsa produktet ushqimore që duhet të reduktohen janë: proshuta, salsiçet, mishrat me yndyrë, brumërat, ëmbëlsirat, patatinat etj.

Për vitaminat dhe mineralet – nuk ka kufizime dhe duhet të konsumohen në sasi normale, me reduktim të kripës dhe lëngjeve te gazuara.

Përdorimi i kripës – shumë studiues këshillojnë të konsumohet jo më shumë se pesë gramë ose një lugë çaji kripe në ditë, kjo gjë nënkupton të pakësohet në minimum përdorimi i kripës gjatë përgatitjes së ushqimit, si dhe të përdoren sa më pak ushqime të konservuara, feta mishi të ftohtë e të gatuar (sallam, proshutë, salsiçe, etj.) dhe ushqime të tymosura. Konsumimi i kripës mund të pakësohet edhe duke shmangur shtimin e kripës gjatë ngrënies, si dhe duke kontrolluar etiketat e ushqimeve të përpunuara për të parë se sa kripë kanë.

Përpos ushqimit dietal, tensionin e lartë të gjakut mund ta luftojmë edhe përmes,aktiviteteve fizike,menaxhimin e peshës,duke shmangur stresin, pirjen e duhanit, konsumin e alkoolit.
Sigurisht nëse keni tension të lartë arterial, ju rregullisht duhet të konsultoheni me mjekun tuaj , dhe pavarësisht nga gjendja juaj, ndjekja e një stili të shëndetshëm jete do të ju ndihmonte për shëndetin tuaj më të mirë.

Ushtrimet e rregullta dhe një dietë e shëndetshme ndihmojnë për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme