spot_img
HomeLAJMET E FUNDITSi ta luftojmë inflamacionin me anë të ushqimit?

Si ta luftojmë inflamacionin me anë të ushqimit?

spot_img

Si ta luftojmë inflamacionin me anë të ushqimit?

Sistemi ynë imunitar aktivizohet kur trupi njeh çdo gjë që është e huaj, të tilla si një mikrob pushtues, polen bimor ose kimik. Kjo shpesh shkakton një proces të quajtur inflamacion.
Përpos medikamenteve dhe trajtimeve të tjera, të cilat janë të rëndësishme, shumë studime eksperimentale kanë treguar se komponentët e ushqimeve, ose pijeve mund të kenë efekte anti-inflamatore.
Një dietë anti-inflamatore konsiderohet përgjithësisht e shëndetshme, ashtu që edhe nëse nuk ndihmon në gjendjen tuaj, mund të ndihmojë në uljen e shanseve për të pasur probleme të tjera.

Çfarë preferohet të hani?

Me pak fjalë, ushqimet anti-inflamatore janë ato që çdo ekspert ushqyes i zakonshëm do t’ju inkurajonte për t`i ngrënë. Ato përfshijnë shumë fruta dhe perime, kokrra të plota, proteina të bazuara në bimë (si fasule dhe arra), peshk yndyror, bimë të freskëta dhe erëza.

Frutat dhe perimet: Shikoni për shumëllojshmëri dhe me shumë ngjyra. Hulumtimet kanë treguar se zarzavatet me gjethe të pasura me vitaminë K, si spinaqi dhe kale frenojnë inflamacionin, siç bën brokoli dhe lakra. Dhe substanca që jep fruta si qershia, mjedra dhe manaferra, ngjyra e tyre është një lloj pigmenti që gjithashtu ndihmon në luftën kundër inflamacionit.

Kokrra të plota: Bollgur, oriz ngjyrë kafe, bukë gruri dhe kokrra të tjera të papërpunuara kanë tendencë të jenë të larta në fibra dhe fibra gjithashtu mund të ndihmojë te inflamacionet.
Fasulet: Ato janë të lartë në fibra, përbëjnë antioksidantë dhe substanca të tjera anti-inflamatore.

Arrat: Kanë një lloj yndyre të shëndetshme që ndihmon në parandalimin e inflamacionit.
Vaj ulliri dhe avokado janë gjithashtu burime të mira anti-inflamatore.

Peshku: Përfshijeni në dietën tuaj të paktën dy herë në javë. Salmoni, toni dhe sardelet kanë shumë acide yndyrore omega-3, të cilat luftojnë inflamacionin.

Erëzat: Ato shtojnë antioksidantët (së bashku me aromë) në ushqimin tuaj. Shafrani i Indisë, i gjetur në pluhur curry, ka një substancë të fortë të quajtur kurkumin.
Gjithashtu hudhra posedon imunitet të fuqishëm për të luftuar inflamacionin.

Çfarë nuk duhet të hani?

Çdo gjë shumë e përpunuar, tepër e yndyrshme, ose super e ëmbël, nuk është një zgjedhje e mirë për ju, nëse keni inflamacion.

Mundohuni të shmangeni ose kufizoni këto ushqime sa më shumë që të jetë e mundur:
– karbohidratet e rafinuara, të tilla si bukë e bardhë dhe pasta

– patatet e skuqura dhe ushqimet tjera si patatinat

– pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe pijet e gazuara

– mishin e përpunuar (pashteta, sallam, suxhuk, proshutë)

– margarinë, buter

Përbërësit më të mirë për smothi anti-inflamatore përfshijnë:

– boronicat, manaferrat, luleshtrydhet

– shafran i Indisë

– xhenxhefil

– ananas

– zarzavate me gjethe, si spinaq

– arra ose bajame

Bazuar në këtë recetë, ju do të luftoni më lehtë inflamacionin. Përgatitja e smothies me pesë ose më pak përbërësit e lartpërmendur, është shumë e lehtë dhe nuk do t`ju marrë shumë kohë. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme