spot_img
HomeBUJKUShiu ia dëmtoi gjysmën e vreshtave, fermeri nga Suhareka i zhgënjyer me...

Shiu ia dëmtoi gjysmën e vreshtave, fermeri nga Suhareka i zhgënjyer me komunën

spot_img

Reshjet e shiut dhe të breshërit në Suharekë iu kanë shkaktuar dëme të mëdha fermerëve në këtë komunë, përcjellë Indeksonline.

Njëri nga ta është edhe Habib Elshani. i cili ka 7 hektarë të mbjella me vreshta.

Elshani për Indeksonline ka treguar se nga reshjet i janë dëmtuar 50 për qind e tyre.

 

Për shkak se herëve të tjera nuk i është kompensuar dëmi, Elshani është pesimist se edhe dëmet e ditëve të fundit do të i kompensohen.

“I kemi 7 hektar vreshta dhe kemi 50% dëme , me kërkuar s’kemi çka me kërkuar sepse asnjëherë nuk na kanë kompensuar për dëmet edhe kur është dëmtuar herave tjera”.

Elshani i cili thotë se ka ardhë nga Zvicra për të investuar në Kosovë, është shumë i zhgënjyer.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vreshta-2.jpg

“Në qoftë se nuk merren masat, ne do kthehemi nga kemi ardhë, nga Zvicra. Kom ardhë me luftuar, me investuar dhe jam i zhgënjyer me mbrojtjen e investimeve”, tha ai.

Ai thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën 30 mijë euro. /Indeksonline/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme