Përbërësit:
3 vezë
2 filxhanë vaj ose butter (unë kam përdorur 1 filxhan vaj 1 filxhan butter) filxhan i kafes
6 lugë sheqer
1 pako pluhur për pjekurinë
1 sheqer vanilje
100 gram arra i bluajmë dhe i hedhim në brumë
100 gram kokos (në brumë)
Miell sipas nevojës brumi të jetë i butë. Unë kam hedhur më shumë se 4 gota.
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit butterin e shkrijmë përziejmë masën dhe i bëjmë format e dëshiruara dhe i vendosim në tepsinë e lyer me gjalpë dhe i pjekim në furrën e nxehur më parë në 200 gradë për 20 minuta.
Sherbeti
2 gota sheqer
3 gota ujë
1 sheqer vanilje
Lëng limoni
Përziejmë mirë deri sa të tretet sheqeri dhe ashtu të ftohtë e hedhim tek sheqerparet.
Dekorojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë nëse e provoni.
Përgatiti: Albina Alija / Gazeta Bujku