Search

Shëllira e duhur e djathit – si ta përgatisni të freskët vetë në shtëpi

158

Një nga problemet kryesore që hasemi kur duam të ruajmë djathin në frigorifer, është se ai thahet e prishet.

Kështu humbet lëngjet natyrale dhe fortësohet dhe ndryshon shije.

Një nga metodat më të njohura nga amvisat shqiptare për ruajtjen e djathit është zhytja në shëllirë.

Kjo është dhe mënyra më e mirë për të parandaluar prishjen, forcimin dhe mykjen e djathit.

Ndodh që bulmetoret ku blihet djathi, shesin dhe shëllirë, por ndonjëherë ajo nuk është e freskët.

AgroWeb.org ju sjell mënyrën fare të lehtë të përgatitjes së shëllirës për djathin në kushtet e shtëpisë.

Nëse ju e përgatisni shëllirën në shtëpi, mund të kontrolloni sasinë e kripës që i shtoni.

Por më e rëndësishmja është që keni mundësi të kontrolloni freskinë e saj.

Mjaftojnë vetëm njëzet minuta dhe do të keni përgatitur shëllirën e cila është e përdorshme deri në gjashtë muaj.

Përbërësit

1 litër ujë

3-4 lugë gjelle me kripë kokërmadhe apo kripë e trashë

Përgatitja

Si fillim duhet të zgjidhni një tenxhere të thellë dhe aty shtoni një litër ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr në mënyrë që të zjejë.

Pasi uji të ketë vluar shtoni kripën e nevojitur në recetë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta përzjeni derisa kokrrizat e kripës të jenë tretur plotësisht dhe ta lini në zjarr që të kthejë dhe një valë tjetër.

Kur të ketë ziejë e largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Do të shikoni që kripa do të ketë formuar një formë shkume në sipërfaqen e shëllirës.

Mjafton që me ndihmën e një luge ta largoni këtë shkumë, dhe shëllira është gati.

Pasi të jetë ftohur plotësisht, mund ta kaloni në enët ku do të vendosni djathin.

AgroWeb.org ju sugjeron të tregoni kujdes që djathi duhet të jetë totalisht i mbuluar nga shëllira.

Nëse ruhet kështu djathi mund të ruhet deri në gjashtë muaj në frigorifer pa pasur nevojë që të ndërrohet shëllira. /AgroWeb.org 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *