spot_img
HomeBUJKUSëmundja e bletëve varroatoza

Sëmundja e bletëve varroatoza

spot_img

Kjo sëmundje parazitare është njëra ndër sëmundjet e cila shkakton dëmet më të mëdha në bletari. Sëmundjen e shkakton paraziti Varroa Jakobsoni Oudemans. Paraziti jeton vetëm në fole të bletëve brenda qelizave dhe për shkak të ngjyrës së  bardhë të larvave dhe pupave ato vështir dallohen. Madhësia e tyre sillet nga 1-1.77 mm të gjata dhe 1.5-1.99 mm të gjera.

         

Një parazit femër bën deri 38 vezë të cilat i vendos në qeliza të pa vulosura (preferon mashkullore) ku gjenden larva të reja të bletëve 1-3 ditësh dhe pas vulosjes së qelizave paraziti fillon të ushqehet me hemolimfë të larvave.

Pasojat nga varroa

Pasojat nga varroa në bletari janë shumë të mëdha. Disa nga pasojat e bletëve nga varroa janë:

  • Larvat e infektuara kanë procesin e zhvillimit të çrregulluar
  • Përdorin ushqim të destinuara për larvat e bletëve
  • Jetëgjatësia e bletëve të sulmuara  është më e shkurtuar
  • Meshkujt e kanë të reduktuar aftësinë për të mbarësuar ëmën
  • Higjiena e një shoqërie të bletëve bie
  • Dobësohet shërbimi i bletëve rojtare
  • Gjëndra  e qumështit te bletët  e reja është e dobësuar
  • Dobësohet imuniteti i shoqërive të bletëve dhe mundësia për infeksione dytësore nga viruset, bakteret, kërpudhat
  • Bletët e vdekura i braktisë paraziti menjëherë
Trajtimi i varros

Trajtimi i bletëve të infektuara nga varroja bëhet me preparate të ndryshme si: Apistan,Varoliki, timolo, varadoli, hemovari etj. Për luftimin e varroas përdoret edhe acidi formik, acidi oksalik, si dhe sheqeri i bluar.

Periudha kritike e bletëve të prekura nga varroa 

Në tabelën e paraqitur poshtë është treguar periudha kritike nga varroja, ku shihet që në fillim të Tetorit përfundon pjellja e vezëve dhe zhvillimi i gjeneratës së bletëve e të cilat janë edhe bletët e dimërimit, ndërsa zhvillimi i varros vazhdon dhe i shkakton dëme shumë të mëdha shoqërisë së bletëve. Në këtë rast,  nëse bletët nuk trajtohen është vështire të dalin në pranverë edhe nëse dalin shoqëritë e bletëve janë shumë të dobëta.

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme