spot_img
HomeKuzhinëSallatë bollguri me perime

Sallatë bollguri me perime

spot_img

Gruri dhe produktet e grurit shpesh përdoren në kuzhinën turke. Kjo mund të shpjegohet me kushtet e volitshme për kultivimin e grurit në Anadoll. Në të vërtet gruri në historinë e kulturës turke është më shumë se një produkt bujqësor. Ai është simboli i bollëkut dhe begatisë. Në artin tradicional turk shpesh përdoren figurat e stilizuara të grurit. Këto motive hasen në tapetë, qilima, qeramikë apo në zbukurime prej druri.

Bollguri, i cili prodhohet me thyerjen apo copëtimin e grurit, është njëra prej përbërësve kryesorë të kuzhinës tradicionale turke. Për të prodhuar bollgurin gruri fillimisht lahet dhe pastaj thahet. Pastaj zhvishet nga lëvorja dhe bluhet në mulli në trashësi të ndryshme. Ndërkohë që copëzat e trasha më shumë përdoren si orizi, copëzat e imëta zakonisht përdoren në sallata, qofte e dollma.  Tani të përgatisim gjellën e quajtur “Kësër” (Kısır) që mund të cilësohet edhe si sallatë bollguri me perime dhe e cila nuk nevojitet të zihet e që mund të konsumohet edhe nga veganët.

Për këtë sallatë, e cila përgatitet pothuajse në çdo vend të Turqisë, por me ndryshime shumë të vogla dhe që është një nga gjellët e domosdoshme në orët e çajit, na nevojiten përbërësit e dhënë më poshtë:

  • 2 gota uji bollgur të imët
  • 2 gota ujë të ngrohtë
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh (nëse nuk gjeni mund të përdoret salcë specash të kuq)
  • 1/3 e gotës së ujit vaj ulliri
  • 1 kokërr domate të qëruar dhe të grirë imët
  • 7-8 copë qepë të njoma
  • 1 kokërr qepë të grirë imët
  • 1 tufë e vogël e majdanozit të grirë imët
  • ½ tufe të vogël të nenexhikut të njomë
  • lëngu i një limoni
  • 1 lugë e vogël piper të zi
  • 1 lugë e vogël kripë
  • ½ lugë qimnon (sipas dëshirës)
  • 9-10 fletë marule

Tani të kalojmë tek përgatitja e sallatës së bollgurit. Bollgurin e imët e vendosim në një enë të gjerë, e shtojmë ujin dhe e mbyllim enën dhe e lëmë të qëndrojë për 10-15 minuta deri sa të zbutet. Pasi të jetë zbutur dhe thithur tërë ujin e përziejmë mirë që të ndahet në kokrra. Më pas bollgurit i shtojmë salcën e domateve dhe të specave të kuq, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe harxhin e përziejmë mirë. Më pas shtojmë qepën, qepët e njoma, domaten, majdanozin dhe nenexhikun. Në fund shtojmë kripën dhe piperin e zi. E përziejmë mirë dhe sallata është gati për shërbim. Sallatën mund ta shërbeni me fletë marule. Ju bëftë mirë. /trt.tr.shq

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme