Search

Rritet interesi i vendeve të Lindjes së Largët për rrushin e thatë turk

159

Sipas informacionit bazuar në vlerësimin e të dhënave të Shoqatave të Eksportuesve të Egjeut (EİB), në periudhën shtator 2017 – maj 2018, që është periudha më intensive në eksportin e stafidheve, Turqia ka eksportuar në total 201 mijë e 408 ton rrush të thatë dhe ka siguruar nga ky eksport 318 milionë e 358 mijë dollarë të ardhura.

Për nga të ardhurat nga eksporti i stafidheve vendin e parë e zë Anglia me 101 milionë e 988 mijë dollarë.

Anglia ndiqet nga Gjermania me 45 milionë e 956 mijë dollarë dhe Holanda me 39 milionë e 213 mijë dollarë.

Zhvillimi më i gëzueshëm në eksportin e këtij produkti ndodhi në tregjet e Lindjes së Largët.

Eksporti i rrushit të thatë në Kinë, vendi me popullsinë më të madhe në botë, është rritur me 120% në bazë të vlerës duke i sjellë vendit 3 milionë e 991 mijë dollarë të ardhura.

Kurse eksporti i stafidheve në Japoni është rritur me 87% dhe është realizuar në shifrën 10 milionë e 969 mijë dollarë.

Turqia ka eksportuar në Tajlandë 1 milionë e 261 mijë dollarë rrush të thatë, ose 231% më shumë në vlerë krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndërsa eksporti i stafidheve në Korenë e Jugut ka shënuar një rritje prej 46% dhe është realizuar me 1 milionë e 103 mijë dollarë. /trt.tr. shqip




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *