spot_img
HomeEKONOMIRritet deficiti tregtar i Kosovës për 2.1 për qind

Rritet deficiti tregtar i Kosovës për 2.1 për qind

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.1 për qind në muajin dhjetor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 273,5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 267,8 milionë Euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin  (9.7 për qind).

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2018 kishte vlerën 29,4 milionë Euro, ndërsa importi 302,9 milionë Euro, që është një rënie prej (-0.2 për qind) për eksport dhe një rritje prej 1.9 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 39.0 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 5.9 për qind e përbëjnë produktet bimore; 4.6 për qind e përbëjnë artikuje e ndryshëm të prodhuar; 3.3 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.4 për qind e përbëjnë produktet minerale; 14.8 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.4 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 8.3 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.4 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike;  5.1 për qind e përbëjnë tekstil dhe artikujt prej tij; 5.0 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,3 milionë Euro, ose rreth 25.0 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.7 për qind), Holanda (3.4 për qind), Italia (2.8 për qind), Sllovenia (2.3 për qind).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 155,1 milionë Euro, ose 51.2 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.7 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.1 për qind), Italia (6.3 për qind), Greqia (5.9 për qind), Sllovenia (5.3), Polonia (2.9 për qind) etj.
Në muajin dhjetor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 13,3 milionë Euro, ose 45.3 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.8 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (23.0 për qind), Maqedonia (10.8 për qind), Serbia (5.6 për qind), dhe Mali i Zi (4.6 për qind).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin dhjetor 2018, arritën në 42,3 milionë Euro, ose 14.0 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-46.8 për qind). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin:  Maqedonia (5.8 për qind), Shqipëria (5.7 për qind) dhe Serbia (1.8  për qind).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,7 milionë Euro, ose 29.7 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (19.0 për qind), dhe  Zvicra (5.7 për qind).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105,4 milionë Euro, ose 34.8 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.7 për qind) dhe Kina (9.8 për qind). /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme