spot_img
HomeBUJKURealizohen pagesat e subvencioneve për qumësht, akuakulturë dhe therjet e raportuara të...

Realizohen pagesat e subvencioneve për qumësht, akuakulturë dhe therjet e raportuara të gjedhit

spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për fermerët përfitues për Pagesa Direkte (subvencione) për Qumësht sipas cilësisë, Therrjet e raportuara të gjedhit dhe Akuakulturë.

“Nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave, jemi njoftuar se janë realizuar pagesat për përfituesit e Pagesave Direkte (subvencione) për Qumësht sipas cilësisë, Therrjet e raportuara të gjedhit dhe Akuakulturë” ka thënë z. Ekrem Gjokaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Ekzekutimet e pagesave janë bërë për këto lista:

Lista e fermerëve përfitues për Blegtori – Qumësht, Akuakulturë, Therrjet e raportuara të gjedhit për persona fizik – gjashtëmujori i I-rë, e cila ka 810 fermerë përfitues në vlerë totale 918,329.98€.

Lista e fermerëve përfitues për Blegtori – Qumësht, Akuakulturë, Therrjet e raportuara të gjedhit për persona juridik – gjashtëmujori i I-rë, e cila ka 38 biznese përfituese në vlerë totale 141,155.82€.

Po ashtu është publikuar edhe lista e dytë e fermerëve përfitues për Blegtori dhe Sipërfaqe për persona juridik, e cila ka 176 fermerë përfitues në vlerë totale 946,079.49€.

Zyrtarët e Divizionit për Buxhet dhe Financa njoftuan se realizimi i pagesave ka filluar të bëhet që nga data 19.12.2019.

Totali i pagesave për këtë periudhë është 2005565.29 €, me gjithsej 986 fermerë dhe 38 biznese. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme