spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRaca e lopëve Shorthorn

Raca e lopëve Shorthorn

spot_img

Shorthorni rrjedhë nga pjesa veri lindore e Anglisë. Termi “short horn” rrjedh nga formimi i gjedhit brirë shkurtër nga gjedhi autokton i vendit bri gjatë, përmes kultivimit dhe seleksionimit. Ngjyra e Shorthornit është e llojllojshme, nga e kuqja e shkëlqyer deri te ajo krejtësisht e bardhë, kurse më e shpeshtë është ngjyra e kuqe me fusha të bardha. Ky gjedh është me madhësi mesatare që femrat kanë lartësi të xhidavisë rreth 128 cm, kurse meshkujt rreth 136 cm.

Image may contain: grass, sky, outdoor and nature

Sharthorni për majmëri karakterizohet me shtim mjaftë të shpejtë, prekocitet mirë të shprehur dhe me dimensione trupore jo të mëdha (është i vogël në krahasim me disa raca të tjera evropiane). Karakterizohet me mjaft gjerësi trupore, thellësi dhe me gjatësi mesatare trupore, që këto përmasa i japin pamjen e paralelepipedit. Masa mesatare trupore e lopëve është 600-700 kg, kurse e atyre të trashura 800-900 kg. Masa trupore e demave arrin 900-1000 kg. Në riprodhim hyjnë në moshën 14-16 muaj. Ka rreze të mishit 65-68%. Demat e kastruar dhe të trashur e arrijnë masën trupore mesatare 1200-1300 kg me rreze të mishit 65-75%.

Image may contain: sky, cloud, tree, horse, outdoor and nature

Qendra kryesore e Shorthornit për trashje është Skotlanda.

Shorthorni prodhon mesatarisht 1500 deri 2000 kg qumësht gjatë laktacionit, që kjo sasi shfrytëzohet për ushqimin e viçit, sepse gjedhët nuk milen. Kjo racë është mjaftë e përhapur në botë.

Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature

Shorthorni qumështor – është me veti të kombinuara për prodhimtarinë e qumështit dhe të mishit. Ka ngjyrë karakteristike të kuqe (vishnje).

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

Është krijuar me program të veçantë të kultivimit të Shorthornit, së pari si tip, e pastaj si racë e veçantë e tipit të kombinuar. Kjo racë dallohet nga Shorthorni mishatak për nga fenotipi dhe prodhimtaria. Trupi dhe qafa janë diç më të gjata dhe këmbët nuk duken aq të shkurtra, gjiri dhe thimthat janë mjaftë mirë të formuara.

Image result for cow Shorthorn

Masa trupore e femrave është rreth 600 kg, kurse e demave rreth 900 kg. Ka prodhim mesatar të qumështit, 3500-4000 kg gjatë laktacionit me 3,5% yndyrë.

Burimi: Libri “Blegtoria e Veçantë”

Image may contain: 1 person, sky, cloud, horse, outdoor and nature

Image may contain: sky, cloud, tree, outdoor and nature

Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature

Image may contain: sky, cloud, horse, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme