spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPjalm me mjaltë dhe gjalpë për rritjen e imunitetit

Pjalm me mjaltë dhe gjalpë për rritjen e imunitetit

spot_img

Përbërësit:

Gjalpë 100 gram

Mjaltë 50 gram

Pjalm i terur e i bluar 10 gram (më së miri të bluhet në mulli të kafes, jo gjatë kohë që mos të nxehët).

Në mjaltë dhe gjalpë (margarinë) hidhet pjalmi dhe përzihet mirë. Në mëngjes me një lugë lyhet një copë bukë dhe kjo i preferohet fëmijëve dhe të rriturve si shtojcë ushqimit tjetër por edhe të tjerëve pas së – mundjeve, kjo përzierje ruhet në enë qelqi në frigorifer.

Pjalmi me mjaltë për rritjen e imunitetit

Përgatitje e lëngët:

Pjalm i freskët 50 gram,

Mjaltë 180 gram,

Ujë 8 decilitra.

Së pari e treteni mjaltin në ujë të ftohët dhe pastaj gra- dualisht ja shtoni pjalmin duke e përzier vazhdimisht. Përzierjen e leni 2 -3 ditë në temperaturë të dhomës (20 gradë), gjatë kësaj kohe vije gjer te fermentimi. Përzierja ka një shije të këndshme. Konsumohet në mëngjes dhe mbrëmje 1.5 decilitra e cila para përdorimit për- het mirë. Sasia e përgatitur mjafton për gjashtë ditë.

Për ftohje dhe grip

Merr 4-5 rriska xhenxhefil rreth 2cm, i qitni në një enë dhe i shtoni dy gota ujë. E lini të vlon deri sa të shterët e të mbetet një gotë. Me pas e qitni në gotë ku i shtohet lëng limoni një e katërta dhe dy lugë mjaltë. Të përdorët dy herë në ditë.

Shërimi i ndezjeve të muskujve të zemrës dhe dridhjeve

Shërimi i ndezjeve së muskujve të zemrës dhe dridhjeve Është e nevojshme që çdo ditë në esëll të pihet një gotë ujë të ftohtë e ëmbëlsuar me dy lugë mjaltë. Kjo bëhet gjithnjë derisa të mos pushoj dridhja.

Përgatiti: Nehru Salihu – njohës i bletarisë / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme