Search

Pesë mënyra si ta gatuani qepën dhe disa sekrete për ta përdorur si kurues

194

Emisioni “Në shtëpinë tonë”, sot solli 5 mënyra se si të gatuani një ndër produktet e stinës, qepën.

Kuzhinieri Erion Hajri gatoi: supë me qepë, unaza me qepë, kërpudha me qepë, patate të skuqura me qepë dhe një recetë shumë interesante e cila quhet lule qepe.

Ndërkohë në disa klipe të shkurtra mund të ndiqni dhe disa vlera ushqyese dhe kurative të qepëve.

Zbuloni se cilat janë mënyrat më të thjesht, praktike dhe të shpejta për tu gatuar qepët.

E keni ditur se 105 miliardë paund qepë janë korrur çdo vit në mbarë botën?! Një studim tregoi se konsumimi i më shumë se 7 kokrrave të qepëve në javë u shoqërua me një rënie të kancerit kolorektal.

Ndërkaq, një studim tjetër ka sugjeruar që rritja e konsumit të ushqimeve bimore siç janë qepët zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë së përgjithshme, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Foletë, e gjetur në qepë, mund të ndihmojnë në uljen e depresionit.

E dini pse “qajmë” kur presim qepën? Qepa përmban në vetvete substanca squfuri, ç’ka bën që kur e presim atë me thikë për ta gatuar, avujt e squfurit, në kontakt me sytë, bëjnë që ata të përloten.Mënyra më e mirë për shmangien e lotëve në sy është prerja e qepëve në një tas të vogël me ujë.

Nëse një qepë e prerë përgjysmë e lini për më shumë se dy ditë, nuk do të përfitoni asnjë vlerë ushqyese.

Për të zbuluar hap pas hapi procedurën e recetave, të cilat mund t’i gatuani ne shtëpitë tuaja  ndiqni klipin…/Top Channel




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *