spot_img
HomeBUJKUBlegtoriPërmirësimi i racave të gjedhit përmes procesit të inseminimit

Përmirësimi i racave të gjedhit përmes procesit të inseminimit

spot_img

Inseminimi artificial është teknikë me anë të së cilës fara e mashkullit të një race tëdëshiruar shfrytëzohet për mbarsim të gjedhit femër.  Kjo metodë nuk është thjeshtë vetëm mbarsim i kafshës, por më e rëndësishmja është se me anë të kësaj metode mund të arrijmë përmirësimin e bagëtisë. Si anë pozitive e këtij procesi është edhe ulja e sëmundjeve gjenitale dhe jo gjenitale tek kafshët në fermën tuaj.

Gjithashtu ky proces mundëson që fermerët të bëjnë përmirësimin e racës së dëshiruar në fermën e tyre. Kjo metodë është e aplikueshme në të gjitha vendet e botës, ku përmes këtij procesi është bërë e mundur përmirësimi i racave të gjedhit dhe me këtë është arritur zhvillimi më efikas të sektorit të blegtorisë sa i përket përmirësimit racor, gjë e cila edhe e shpërblen fermerin.

Varësisht nga qëllimet dhe synimet që fermerët dëshirojnë të arrijnë dhe ekzistojnë edhe raca të ndryshme të gjedheve të cilat plotësojnë kërkesat e fermerëve në lidhje me prodhimtarinë e qumështit, mishit, apo edhe kombinimit të mundshëm qumësht-mish. Në ditët e sotme është bërë e mundur ruajtja dhe transporti i materialit apo farës së racave të caktuara, përdorimi i të cilave mundëson përmirësim të vazhdueshëm të racave të gjedheve, në përputhje me kërkesat e fermerëve.

Disa nga racat që janë më të popullarizuara për prodhimtarinë e lartë të mishit dhe mund të sigurohen në vendin tonë janë:

1. Raca Limousine      

2. Raca Limousine     

3. Raca Simmental Beef

Disa nga racat që janë të njohura për prodhimtarinë e lartë të qumështit dhe mund të sigurohen në vendin tonë janë:

1. Raca Red Holstein   

 

2. Raca Red Holstein

       

3. Raca Holstein Friesian

Racamë e njohur për prodhimtarinë e lartë të kombinimit qumësht mish dhe qëmund të sigurohet në vendin tonëështë:

Raca Simmental

RACA LIMOUSINE

Raca limousine karakterizohet me një masë të lartë muskulare dhe ka origjinën nga Franca.

Limousine janë bërë të famshme për shkak të lindjeve të viçave me peshë të lehtë ( lindje të lehta), zhvillim i shpejtë, sasi të lartë të mishit në raport me mbetjet.Pesha tek meshkujt përfshinë: 1000-1100 kg ndërsa tek femrat 650-700 kg.

Rëndësi e veçanta është edhe konvertimi i lartë i ushqimit në mish.

RACA SIMMENTAL

Raca Simmental është racë e fortë me kondicion të shkëlqyer.

Pesha prej 650- 850 kg.

Bënë pjesë në racat me prodhimtari të kombinuar.

Raca Simmental ambientohet lehtë në kushte të ndryshme të mbajtjes.

Karakterizohet me pjellje të lehta dhe me shtim të madh të viçave  pas lindjes.

Kanë probleme shumë të vogla me thundra.

Probleme shumë të vogla me mastitis.

Prodhimtari të qumështit deri në 7000 kg me 4.2% yndyrë, dhe proteina 3.7%.

Shtimi ditor te viçat e kësaj race është 1300-1500 gr.

RACA HOLSHTAJN FRIZIANE

Ky gjedh paraqet racën më qumështore të gjedheve në përgjithësi.Për nga prodhimtaria e qumështit ky gjedhë është në krye të gjedheve në botë. Kapaciteti prodhues i kësaj race arrin në mbi 10.000 kg qumësht/laktacion me 3,6% yndyrë dhe 3,2% proteina. Prodhimtaria e kësaj race është impresionuese, sepse mban rekord botëror në të gjitha kategoritë e gjedheve. Kjo është raca më e madhe krahasuar me racat tjera qumështore.Masa mesatare trupore e lopëve është 650-700 kg, kurse e demave mesatarisht 1.000 kg. Sa i përket prodhimtarisë së mishit nuk ka të dhëna të duhura si për prodhimtarinë e qumështit.

RACA HOLSHTAJNI I KUQ

Është racë që karakterizohet me prodhim të lartë të qumështit.Te kjo racë dominon ngjyra e kuqe e qimeve. Jep 7.300-9.100 kg qumësht/laktacion, me 4,12-4,36% yndyrë dhe 3,36-3,49% proteina, që për këtë arsye importohet nga shumë vende të Evropës me qëllim  të rritjes të sasisë  së qumështit./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme