spot_img
HomeBUJKUPërgatitja e kompostimit të plehrave organike

Përgatitja e kompostimit të plehrave organike

spot_img

Ndër masat kryesore për zhvillimin e bujqësisë organike është edhe kompostimi.
Kompostimi është proces i zbërthimit mikrobiologjik i mbeturinave kryesisht me prejardhje bimore por edhe i mbeturinave me prejardhje shtazore. Kompostimi është mënyra e natyrshme e riciklimt.

Kompostimi është i gatshëm për përdorim kur ka ngjyrë të errët kafe, apo të zezë, është i thërrmuar dhe i pasur me humus dhe me një aromë të këndshme të dheut të mirë.
Procesi i kompostimit mund të zgjasë 12-24 muaj. Faktorët që shkaktojnë këtë ndryshim janë: teknikat e shfrytëzuara, nivelet e lagështisë, balancimi i materieve të kafta dhe të gjelbëra, si dhe temperaturat sezonale.

Lagështia luan rol kyç në kompostim. Lagështia e grumbullit do te sigurojë një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurte për mikroorganizmat (bakteret dhe kërpudhat) të cilët ndihmojnë në procesin e kompostimit.

Materialet të cilat përdoren për kompostim janë:

Copëzat e barit

Gjethet

Mbetjet e kuzhinës

Komposti i freskët ka aromë të këndshme. Erërat e këqija vijnë në mungesë të oksigjenit. Kundërmimet mundë të largohen me përzierjen e grumbullit si  dhe përzierjes së materieve të kafta dhe gjelbëra së bashku. Përparësitë e kompostit janë:

Bën zvogëlimin e mbeturinave

Bën përmirësimin e vetive të dheut

Ruan lagështinë e dheut

Shndërron mbeturinat në një resurs të vlefshëm

Kursen shfrytëzimin e hapësirës së deponive

Riciklon ushqimin e përdorur duke e rikthyer në dhé. /Iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme