spot_img
HomeBUJKUPërgatitja e familjeve të bletëve në zgjojet LR për kullotën kryesore

Përgatitja e familjeve të bletëve në zgjojet LR për kullotën kryesore

spot_img

Nga Prof. Fadil Kukleci

Zakonisht përgatitja e familjeve të bletëve për kullotë (pa marrë parasysh se për cilën kullot bëhet fjalë) bëhet dhjet ditë para sajë, nëse dëshirojmë që ta shfrytëzomë maksimalisht. Zgjojet LR standarde në një kat kanë 10 korniza. Këto korniza disponojnë me rreth 67000 qeliza të cilat mëma i ka në dispozicion për të lëshuar vezë në to. Raca jonë e bletëve carnica zhvillimin e vet optimal e ka kur në zgjua ka prej 45 – 48000 individ. Për ta arrit këtë gjendje në zgjua është vet puna e bletarit, mirëpo gjithmonë duhet pas parasysh që bletëve tu siguroj punë edhe nëse papritmas vije deri te përkeqësimi i kohës. Nëse bletari arrin që ta përgatit familjet e bletëve me kohë dhe ashtu qysh duhet edhe suksesi do të jetë i pashmangshëm.

Si duhet përgatit?

Dhjetë ditë para kullotës kryesore veprohet në këtë mënyrë: Në dysheme, respektivisht në korpusin e pjellës në mes vendosim 4 korniza me pjellë të hapur (në njërën prej tyre duhet të jetë edhe mëma). Në të dy anët e pjellës vendosim nga një kornizë me petë dylli e pastaj edhe nga një kornizë me mjaltë në të dy anët, pra gjithsejtë 8 korniza në korpusin e pjellës. Korniza e parë dhe korniza e dhjetë zëvendësohen me stirodur së pakut me trashësi 3 cm (jo stiropor sepse atë e bluajnë bletët ndërsa stirodurin nuk munden shkaku se është i presuar). Në ketë mënyrë zgjoin LR 10 kornizësh e shndërrojmë në zgjua 8 kornizësh i cili kohëve të fundit është duke u aplikuar në bletarin bashkëkohore në terë botën e sidomos në SH.B.A.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se mëmës nuk duhet dhënë shumë hapësirë për të lëshuar vezë gjatë kullotës kryesore sepse bletët do të shpenzojnë shumë mjaltë për të ushqyer larvat , dhe e dyta e sipas mendimit tim është edhe më kryesorja se duhet angazhuar një numër i madhe i bletëve në përkujdesjen e larvave në vend që të angazhohen në sjelljen e nektarit në zgjua.

Mbi kat tani vendosim diafragmën e mbi diafragmë korpusin e dytë. Në korpusin e dytë vendosim 5 korniza me pjellë të mbyllur, pra 4 korniza në korpusin e parë dhe 5 korniza në korpusin e dytë bëjnë gjithsejtë 9 korniza pjellë. Nëse ia shtojmë edhe ato dy korniza me petë dylli të cilat shumë shpejt bletët do ti ndërtojnë dhe mëma do ti mbushë me vezë atëherë para kullotës kryesore do të fitojmë një familje me rreth 60 000 individ të aftë për ta shfrytëzuar atë kullotë.

Për ti plotësuar 5 korniza pjellë të mbyllur në katin e dytë ato duhet marrë nga familjet ndihmëse (pra sot bletaria bashkëkohore nuk mund të paramendohet pa familje ndihmëse).
Tani kati i tretë vendosët sipas nevojës. /Gazeta Bujku

Teksti nuk lejohet të përdorët pa leje të redaksisë apo të autorit.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme