spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPërfitimet shëndetësore nga të ngrënit e brokolit

Përfitimet shëndetësore nga të ngrënit e brokolit

spot_img

Ju lexoni literatura të ndryshme rreth ushqimeve dhe do t’ju tregojnë se brokoli është një super ushqim. Nëse po pyesni pse, atëherë le të flasim për arsyet:

Brokoli mund të përdoret në terapi kundër kancerit.

Sipas një hulumtimi të kryer nga një ekip i Universitetit Shtetëror të Oregonit, një komponent kundër kancerit në brokoli të quajtur sulforaphane mund jo vetëm të parandalojë kancerin, por gjithashtu të përmirësojë efektivitetin e terapisë së kancerit, sidomos te pacientët me kancer në prostatë. Komponenti mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të kancerit të prostatës dhe kështu të vonojë progresionin e sëmundjes. Kjo pastaj rrit efikasitetin dhe efektivitetin e kimioterapisë.

Ndërsa kërkimet sugjerojnë se pacientët të cilët kanë nevojë për të konsumuar më shumë brokoli, ata mund të marrin sulforaphane të mjaftueshëm duke konsumuar atë si shtojcë.

Brokoli mund të largon helmimet nga trupi, veçanërisht të shkaktuara nga ndotësit e ajrit.

Ndotja e ajrit është bërë një problem kronik dhe i përhapur në shumë pjesë të botës, duke përfshirë Kinën. Megjithatë, një studim sugjeron që konsumimi i lakrave të brokolit mund të largon helmet nga trupi dhe të largojë irrituesit që mund të kenë ardhur nga ndotja e ajrit.

Brokoli mund të ulë defektet e progerias

Progeria është një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakje të përshpejtuar, dhe vdekje të parakohshme, tek fëmijët. Shumë prej pacientëve nuk arrijnë të jetojnë më shumë se 30 vjeç. Ajo ende nuk ka shërim të njohur, por komponimet në brokoli mund të zvogëlojnë defektin e proteinës të quajtur progerin dhe të ngadalësojë përparimin. Studimi i Technische Universitaet Muenchen përfshinte futjen e sulforaphan për të parandaluar akumulimin në progerin në qeliza.

Është e paqartë se sa brokoli keni nevojë për të ngrënë në mënyrë që të merrni përfitimet e brokolit.

Disa rekomandojnë të hahet vetëm një filxhan e gjysmë në ditë. Të tjerët përmendin 2 gota në dy herë në javë.

Ka edhe të tjerë që besojnë se ju duhet të konsumoni të paktën 250 gramë perime ose rreth 1.6 gota në ditë.

Sido që të jetë, ju lehtë mund ta inkorporoni këtë në dietën tuaj.

Përshtati: Albina Alija / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme