spot_img
HomeBUJKUPër sa kohë dhe si duhet t'i magazinoj vezët për zogj pula?

Për sa kohë dhe si duhet t’i magazinoj vezët për zogj pula?

spot_img

Pyetje ( me email) : persh…desha mendimin tuaj per dicka qe kam nevoje….une kam ca pula ne shtepi dhe po ruaj vezet ti cel me inkubator…ju lutem sa dite duron veza per ta celur…dmth sa dite duhet te rri perpara futjes ne inkubator .maksimumi?

flm pres nje pergj…

Përgjigje:

Përgjigja e mëposhtme shërben si për ato raste kur vezët do të çelen me inkubator po ashtu dhe në rastet që vezët do të çelen nga pula.

Për të pasur sa më pak humbje, pra sa më pak vezë që nuk do të mund të çelin, një rol kryesor luajnë dhe kushtet e mbajtjes apo magazinimit të vezëve në periudhën para çeljes.

Nëse këto vezë ruhen siç duhet do të çelin më shumë zogj nga grupi i vezëve që do ti vihen pulës për ti ngrohur ato. Rregulli kryesor (periudha ideale) është që vezët që ruhen të mos e kalojnë periudhën më gjatë prej më shumë se 1 javë. Sa më gjatë të ruhen disa vezë, aq më shumë rrezikon mundësia që këto vezë të mos çelin. Periudha maksimale e ruajtjes së vezëve në kushte shtëpie nuk duhet ti kalojë 3 javë. Në studimet e bëra në kushtet ideale ( temperatura, lagështira etj) është bërë e mundur që të çelen vezët pas 3 javësh dhe gjysma e tyre dhe pas 4 javësh. Vezët që magazinohen gjatë duhet të jenë në temperaturë dhome ( jo shume e ngrohtë dhoma, pra jo në kuzhinë pranë sobës), temperatura të mos i kalojë 18 gradë celsius. Temperatura ideale e ruajtjes është diku tek 10-15 gradë celsius.

Në dhomën ku ruajmë vezët mundësisht lagështira të jetë më e madhe se në dhomat e tjera (preferohet diku tek 70 %). Për të ndaluar prishjen dhe ngjitjen e të verdhës në njërën anë ( si rezultat i gravitetit), veza duhet të rrotullohet me kujdes ç’do ditë duke treguar kujdes të mos ta dëmtojmë atë (të verdhën). Vezët që do të zgjidhen të ruhen nuk duhet të lihen në furrikun e pulës për një kohë të gjatë, pro menjëherë sapo pula i ka bërë ato, të merren vezët dhe të vendosen në kutinë e përcaktuar për tu ruajtur.

Pra shkurtimisht dhe përfundimisht sa më gjatë ta ruani një vezë, aq më tepër rrezikon dështimi për mos çeljes të kësaj veze. Ju urojmë sa më shumë zogj dhe rritje të shëndetshme të tyre!

Përgjigja është përgatitur me përgjegjësi dhe njohuri profesionale nga redaksia e revistës elektronike Mjekësia Veterinare Shqiptare.

/Gazeta Bujku e boton me leje të veterineret.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme