spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPas Karavastasë, pelikani Kaçurrel 'vallëzon' në liqenin e Shkodrës

Pas Karavastasë, pelikani Kaçurrel ‘vallëzon’ në liqenin e Shkodrës

spot_img

Deri më tani e kishim parë vetëm në Lagunën e Karavastasë, aty ku prej disa vitesh ka nisur një projekt për mbrojtjen dhe mbarështimin e tij.

Por, pelikani Kaçurrel, një specie e rrallë që deri pak vite më parë rrezikonte të zhdukej, tashmë ka nisur të “vallëzojë” edhe në liqenin e Shkodrës.

Report Tv pasi ka udhëtuar në brendësi të liqenit të Shkodrës, ka arritur të sigurojë imazhe të rralla, ku tufa masive të pelikanit Kaçurrel fluturojnë mbi liqen.

Pelikani Kaçurrel është një shpend i rrallë me ngjyrë të bardhë e pulla gri, me një gjatësi deri në 1,9 metra dhe me peshë deri në 20 kg, i cili  ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti, e bën liqenin të favorshëm për ta.

Sipas Shefit të Manaxhimit pranë Administratës së Zonave të Mbrojtura, Tonin Macaj, këtij shpendi, në Liqenin e Shkodrës i krijohen të gjitha kushtet që ai të qëndrojë aty.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme