spot_img
HomeBUJKUParaliza kronike e bletës

Paraliza kronike e bletës [sindromi i humbjes së pushit]

spot_img

Nga Dr. Agim Nelaj

Paraliza kronike e bletëve, e quajtur në literaturë Paraliza. Kjo është sëmundje infektive dhe ngjitëse. Ajo prek bletët e rritura. Agjenti (virusi) u vërtetua në vitin 1963, gjatë shpërthimit të sëmundjes. Paraliza është e vetmja sëmundje virale e zakonshme e bletëve të rritura. Sëmundjet virale të bletëve kanë marrë përhapje të gjerë. Janë gjetur më shumë se 18 viruse që infektojnë bletët që lidhen me V. Destruktor.

Varroa vepron si një nxitës i shumimit të virusit në individët e infektuar. Pasi kemi konstatuar raste me këtë sindromë me shfaqje te shenjave te paraqitura me poshtë, (Mundem me Universitetin Bujqësor Athinë të përcaktojmë shkaktarin e sëmundjes). Bletarët mund të kenë ndeshur gjatë kontrollit të bletorëve raste të tilla me shfaqje të këtij sindromi: sindromi ka dy shfaqje të dukshme: sjelljeje, çrregullime fiziologjike, dridhje të bletëve, grupime të mëdha bletësh që nuk fluturojnë dhe që zvarriten në hyrje të zgjoit.

Simptoma të paralizës kronike shfaqin vetëm bletët e rritura. Individë shfaqin lëvizje anormale, drithëruese të krahëve dhe trupit. Sindromi i një gjendjeje jonormale, kur bleta dredh krahët dhe trupin, nuk mund të fluturojë dhe shpesh zvarritet nëpër barishte me prirje ngritjeje. Ka raste që bletët që zvarriten të jenë në një numër të madh, mbi njëmijë. Ato mund të kenë fryrje të barkut për shkak të distensionit nga ushqimi i mbetur pa u tretur në zorrë. Krahët janë të hapur pjesërisht ose të mbledhur.

Në sindromin e bletëve që nuk janë në gjendje të fluturojnë, vërehet pothuajse gjithmonë rënie e pushit mbulues. Ato janë të errëta ose të zeza dhe duken më të vogla, me një bark relativisht të gjerë. Këto bletë janë të vjetra dhe konsumojnë pak ushqim, gjë që mund të jetë shkaku i rënies së pushit. Këto pengohen në hyrje të zgjoit nga bletët roje. Pak ditë pas infeksionit fillon dridhja, bletët bëhen jofluturuese dhe vdesin së shpejti.

Bleta është e paaftë për fluturim dhe shihet duke u zvarritur para zgjoit. Barku mund të jetë i fryrë dhe krahët të hapura pjesërisht ose të ndrydhura. Bleta e prekur ka ngjyrë të zezë, duket si e lyer me yndyrë, me shkëlqim, për shkak të mungesës së pushit mbulues.

Bletët e infektuara vdesin brenda pak ditësh nga fillimi i shenjave. Kohët e fundit, kemi vërejtur qe ky sindromi i përgjithshëm me dridhje, u mendua se kemi të bëjmë me helmim. Gjithsesi, këto simptoma (duke u dridhur dhe zvarritur) mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera dhe/ose i atribuohen “dehjes” kimike. Ato ndoshta janë burime hallakatjesh, që vërehen në gabime të diagnozës pamore, e cila bazohet kryesisht në shenjat klinike të shfrytëzuar për menaxhimin e rasteve të dobësimit ose humbjes së familjeve. Në fakt, një nga këto shenja, zvarritja, i ngjason gjithashtu dhe infeksionit me nozema.

Bletarët, tradicionalisht, këtë sëmundje (nozemën) e kanë njohur për paralizë. Dallimi midis tyre është se në rastin nozemes nuk kemi ndryshime të jashtme. Rastet e dridhjeve janë përshkruar edhe kur preken nga virusi i paralizës akute dhe virusi Kashmir.

Viruset janë pjesë e materialit gjenetik që parazitojnë në qelizën e presë, ku dhe shumohen. Asnjë nga barnat e sotëm nuk vepron mbi viruset e bletëve. Prandaj, praktikat e mira shëndetësore janë çelësi për te minimizuar sëmundjen. Zëvendësimi i piteve dhe ndërrimi i mbretëreshës janë përgjigjet më të mira praktike për një infeksion virusal. Luftimi sistematik i varroas e ul ndjeshëm shfaqjen. Virusi përhapet nga bleta në bletë, me takim drejtpërdrejt të trupit.

Bletët ndryshojnë gjenetikisht në ndjeshmërinë ndaj infeksionit. Prandaj ndërrimi i mbretëreshës është një praktikë e mirë, në qoftë se sëmundja shfaqet. Sëmundja ka qenë diagnostikuar në fillim të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, në bletë të importuara fillimisht nga Australia dhe Zelanda e Re. Në atë kohë, edhe para se të vinte varroatoza, për shfaqjen e saj nuk kishte interes, se nuk përbënte shqetësim.

Shkencëtarët në Evropë dhe në SHBA raportonin se, në praninë e Varroas, virusi ishte një patogjen shumë ngjitës dhe virulent. Me kalimin e viteve, shumë pak u bë për studimin e virusit dhe informacioni rreth tij mbeti i vakët. Humbjet e bletëve u janë atribuar kryesisht parazitizmit të rriqnës apo shkaqeve të tjera pa prova. Këtij virusi dhe agjentëve të tjerë viralë të bletëve nuk u është kushtuar shumë vëmendje, sepse shenjat e sëmundjes nuk ishin përgjithësisht të përcaktuara si tek të tjerat, ndërsa analizat laboratorike kërkonin ekspertizë dhe burime. Virusi i paralizës kronike është i familjes Dicistrovirida.

Virulenca e virusit është bërë e mundur për shkak të lidhjes me Varroan. Rriqrat bartin viruse së jashtmi dhe së brendshmi. Ato depërtojnë në kutiklën dhe futen në indet e bletës. Faza pupale bletës duket se është më e ndjeshme ndaj infeksionit. Viruset nuk transferohen vetëm nga rriqna në bletë, por edhe nga rriqna në rriqën. Për disa gjenerata në familje të bletëve, shumica e rriqnave do të jenë bartëse të virusit. Bletët infektohen nëpërmjet ushqimit. Të ushqyerit dhe kontakti fizik mes bletëve e lehtësojnë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Virusi i mbretëreshës së zezë

Virusi prek larvën e mbretëreshës. Hojëza e infektuar e mbretëreshës merr ngjyrë kafe të errët, muret e saj bëhen të zeza. Brenda çibukut, prepupa ose pupa, ndryshojnë ngjyrë, bëhen të zbehta në të verdhë. Mbulesa bëhet e ashpër si lëkurë. Pupa është e ngarkuar plot me viruse. Ky infeksion është i lidhur ngushtë me Nozemën dhe me dy viruse të tjerë të bletës (virusin filamento dhe virusin Y). Të tre viruset shumëzohen vetëm në bletët e prekura nga Nozema.

Simptomat janë të kufizuara në larvat e mbretëreshës. Ende pa u zhvilluar, larva vdes. Ajo kthehet më pas në një qelizë të mbyllur me ngjyrë të zezë. Luftimi gjithëpërfshirës i varroas është përgjigja më e mirë praktike për parandalimin e infeksionit virusal. Kjo sëmundje është e lidhur me varroan parazitare.

Varroa është e njohur për përhapjen e virusit ose të paktën e aktivizon atë. Në fazën e pupës është ndjeshmëria më e lartë ndaj infeksionit. Virusi shumëfishohet ngadalë dhe e lejon individin e infektuar të mbijetojë për t’u zhvilluar. Bleta e rritur, sapo del, ka krahë të përdredhur dhe së shpejti vdes. Sëmundja kontrollohet më mirë kur luftohet varroa. Diagnoza laboratorike e sëmundjes u bazua në gjetjen e viruseve me mikroskop elektronik; me metoda tradicionale të tilla si: zbulimi i antigjenit, testet e imunodifuzionit dhe enzimat të lidhura me shqyrtim immunosorbent (ELISA).

Virusi i amëzores së zezë

Virusi prek larvën e mbretëreshës. Hojëza e infektuar e mbretëreshës merr ngjyrë kafe të errët, muret e saj bëhen të zeza. Brenda çibukut, prepupa ose pupa, ndryshojnë ngjyrë, bëhen të zbehta në të verdhë. Mbulesa bëhet e ashpër si lëkurë. Pupa është e ngarkuar plot me viruse. Ky infeksion është i lidhur ngushtë me Nozemën dhe me dy viruse të tjerë të bletës (virusin filamento dhe virusin Y). Të tre viruset shumëzohen vetëm në bletët e prekura nga Nozema. Simptomat janë të kufizuara në larvat e mbretëreshës. Ende pa u zhvilluar, larva vdes. Ajo kthehet më pas në një qelizë të mbyllur me ngjyrë të zezë. Luftimi gjithëpërfshirës i varroas është përgjigja më e mirë praktike për parandalimin e infeksionit virusal. Kjo sëmundje është e lidhur me varroan parazitare.

Varroa është e njohur për përhapjen e virusit ose të paktën e aktivizon atë. Në fazën e pupës është ndjeshmëria më e lartë ndaj infeksionit. Virusi shumëfishohet ngadalë dhe e lejon individin e infektuar të mbijetojë për t’u zhvilluar. Bleta e rritur, sapo del, ka krahë të përdredhur dhe së shpejti vdes. Sëmundja kontrollohet më mirë kur luftohet varroa. Deri tani, diagnoza laboratorike e viruseve të bletëve bazohet në gjetjen e viruseve me mikroskop elektronik; me metoda tradicionale të tilla si: zbulimi i antigjenit, testet e imunodifuzionit dhe enzimat të lidhura me shqyrtim immunosorbent (ELISA). Testi i zinxhirit te reagimit Polimetrik (PCR).. Ky është një prej virusëve kryesorë që ul ndjeshëm prodhimin e bletë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme