spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e dhive Sannen

Njihuni me racën e dhive Sannen

spot_img

Vendi i krijimit të kësaj race është Zvicra, pikërisht rrethina e kantonit të Bernës. Drejtim kryesor i prodhimit të kësaj race është qumështi dhe paraqet dhinë më qumështore në botë. Është fituar si racë nga puna e kujdesshme dhe me pasion për disa dhjetëra vite nga shkencëtarët zviceran. Kjo racë paraqet një njëtrajtshmëri në eksterier dhe prodhimtari të lartë të qumështit. Është dhi krejtësisht e bardhë me qime të shkurtër, kryesisht të dy gjinitë janë pa brirë. Është njëra ndër dhitë më të mëdha zvicerane.

Cjeptë kanë lartësi në xhidavi 80-95 cm, me masë trupore 80-120 kg, ndërsa dhitë kanë lartësi mesatare në xhidavi 75 cm dhe masë trupore 65 kg, por kjo varet edhe nga të ushqyerit dhe kushtet e ambientit. Veshët i kanë të drejtë dhe në mjekër kanë një xhufkë (sidomos cjeptë). Kanë konstruksion trupor harmonik, me gjoks të thellë, vithe e gjymtyrë të gjata e të drejta dhe me thundra të forta. Gjiri është i lidhur mirë me trupin dhe mjaft i zhvilluar.

Qimet janë mjaft të dendura por të shkurtra, me ngjyrë të bardhë dhe shumë të ndritshme. Kanë temperament të gjallë por janë të buta dhe të bindura.

Karakteristikë kryesore e kësaj race është prodhimtaria e lartë e qumështit, që në vendin e origjinës arrin të prodhoj mbi 800 kg qumësht në vit. Ka pjellori shumë të lartë. Si rregull pjellë 2 keca, kurse në raste të veçanta edhe 3 keca me masë trupore mesatare 3,0-3,3 kg. Tek dhitë ku seleksionimi është kryer në baza shkencore dhe i programuar, prodhimtaria e qumështit ka arritur deri 1.000 kg, kurse tek dhitë rekorde prodhimtaria e qumështit është rreth 5 litra në ditë.

Përveç dhisë zvicerane të Saanes, ekzistojnë edhe dhia franceze e Sanës, dhia e bardhë fisnike gjermane, dhia e bardhë holandeze e Saanes, dhia e bardhë amerikane, dhia e bardhë rumune e Saanes, etj. /Gazeta Bujku 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme