spot_img
HomeBUJKUNga e hëna priten reshje bore – paralajmërim për bujqit kosovarë

Nga e hëna priten reshje bore – paralajmërim për bujqit kosovarë

spot_img

Ulja e ndjeshme e temperaturave në vitet e fundit ka rezultuar me dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore e në veçanti te pemët frutore. Në kulturat pemëtare, dëmet më të mëdha nga ngricat e vonshme pranverore shkaktohen në fazën e lulëzimit dhe në atë të formimit të frutave.

Si duket edhe këtë fillim pranvere do të kemi ndryshim të temperaturave dhe reshje bore.

Sipas parashikimit të motilokal.com, nga nesër e deri të enjten pritet të kemi ndryshim moti, ku do të ketë reshje shiu dhe bore.

Të hënën parashihet reshje bore dhe temperaturat do të luhaten nga -3 deri në -1 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë të martës edhe gjatë natës së mërkurë. Temperaturat do të lëvizin -2 deri në 2 °C.

Ndërsa nga e mërkura dhe enjtja priten ngritje të lehtë të temperaturave./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme