Search

Nëpër botën e egër të Gërmisë

195

Moti me shi bëri që intervista e paracaktuar me Albert Krasniqin e Rifat Përçukun, rreth botës së egër të Gërmisë, të shtyhet për një ditë tjetër. Me shpresën se e diela e radhës do të ishte me diell, takimi u la për atë ditë. Kureshtja dhe entuziazmi u shtuan kur Krasniqi tha se do të jenë në kërkim të një bufi.

Ekspedita drejt “mushkërive të Prishtinës” nis herët në mëngjes. Të dy, me entuziazëm të jashtëzakonshëm tregojnë për dashurinë që kanë për florën e faunën, që në Parkun e Gërmisë thonë se është me bollëk dhe ende e paeksploruar.

Kafja e mëngjesit “ekzekutohet” në Taukbahçe, nën cicërimat e zogjve, të cilët ata tashmë arrijnë t’i identifikojnë pothuajse vetëm duke i dëgjuar, shkruan sot Koha Ditore.

Biseda nis natyrshëm për biodiversitetin e Parkut të Gërmisë, që nga mikroorganizmat e deri te makroorganizmat. Zogu mbret (zogu kurorë- artë), zboraksi i borës, qukapiku i gjelbër, grifsha, mëllenja e zezë, qukapiku i zi e trishtili i madh janë vetëm disa nga emrat e mbi 40 zogjve që ata kanë arritur t’i identifikojnë në Gërmi.

“Zogu mbret” më i vogli i Evropës

Deri tani kanë arritur të identifikojnë gjashtë lloje të qukapikëve. E i rrallë në Ballkan është qukapiku kokëgjelbër, për të cilin thonë se nuk ka shumë në këto vise, por që gjendet në Parkun e Gërmisë e fatmirësisht kanë arritur të marrin pamje të tij.

“Është hera e parë që është dokumentuar me foto e video, e atë vetëm një herë e kam parë qe tre muaj”, shprehet Krasniqi, derisa shton se ishte me fat që e ka incizuar.

Por me pasion akoma më të madh se kaq, Krasniqi tregon për zogun më të vogël në Evropë – “zogu mbret”. Thotë se atë është shumë vështirë për ta fotografuar, e për këtë ka dy arsye….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *