Search

Ndryshimet klimatike rrezikojnë zhdukjen e bletëve të egra

117

Shumë lloje të bletëve të egra, janë të afta të mbijetojnë vetëm brenda kufijve specifikë të temperaturave, por ngrohja globale po e rrezikon popullsinë globale të bletëve.

“Ngrohja globale besohet të jetë një shkaku kryesor i rënies së bletëve të egra. Disa bletë të egra mund të mbijetojnë vetëm në një gamë të ngushtë të temperaturave. Ndërsa habitatet e tyre bëhen më të ngrohta dhe vendet ku ato mund të jetojnë janë më të vogla”, tha Philip Donkersley, studiues në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar.

Duke folur me rastin e Ditës Botërore të Kafshëve, Donkersley i tha Anadolu Agency (AA) se disa specie janë detyruar të transferohen në lartësi më të larta.

“Rënia e këtyre pjalmuesve është e lidhur me ndryshimet e tokës, përhapja e sëmundjeve dhe përdorimin agrokimik”, tha ai, duke iu referuar kërcënimeve të tjera mjedisore ndaj popullatës së bletëve përveç ngrohjes globale.

Më shumë se 800 lloje bletësh të egra në të gjithë Evropën, shtatë prej tyre klasifikohen si më të rrezikuarat në mënyrë kritike dhe 46 janë të rrezikuara ndërsa 24 janë të prekshme dhe 101 të kërcënuar, tha ai, duke cituar listën nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës me qendër në Zvicër. “Në mënyrë kolektive, këto humbje do të kenë ndikime të konsiderueshme në polenizimin global,” shtoi ai.

Sidoqoftë, duhet pasur kujdes në përpjekjen e vazhdueshme për të rritur popullsinë e bletëve.

“Përpjekjet për të adresuar shkaktarët e rënies së bletëve të mjaltit mund të zvogëlojnë ndikimin e përpjekjeve për të konservuar pjalmuesit e egër”, tha ai, duke përmendur prova për rritjen e dendësi të mëdha të bletëve të mjaltit, siç janë ato të lidhura me bletët urbane, që mund të çojnë në rënie polenizuesit e egër.

Për të parandaluar rënien e bletëve, ai sugjeroi që të ketë kontroll tѱ përdorimit të kimikateve në bujqësi e që është një ndër shkaktarët kryesor të humbjeve të popullsisë së bletëve.

“Aktualisht, ne po përpiqemi të përmirësojmë rënien e pjalmuesve përmes skemave agro-mjedisore, duke përdorur diversifikimin e të korrave, mbrojtjen e habitatit natyror dhe krijimin e zonave ekologjike siç janë shiritat e luleve të egra”, tha ai.

Humbja e popullatës së bletëve vije si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe humbjeve të habitateve të shkaktuara nga bujqësia intensive janë kërcënimet kryesore për bletët, sipas Martin Smith, drejtor në Shoqatën Britanike të Bletarëve (BBKA).

Duke vënë në dukje se ndryshimi i klimës mund të ketë efekte pozitive dhe negative tek bletët, Smith i tha Anadolu Agency (AA) se klima e ngrohtë e bën bletarinë më të vështirë, pasi që në kushte ekstreme të nxehtësisë burimet e nektarit zvogëlohen.

“Duke nënvizuar rëndësinë e bletëve për mjedisin dhe veçanërisht për të lashtat me lule të hershme si kajsitë, mollët dhe dardhat, ai tha se bletarët duhet të jenë vigjilentë kundër kërcënimeve të jashtme”, tha ai. /Motilokal.com

https://www.motilokal.com/lajmet/443/ndryshimet-klimatike-rrezikojne-zhdukjen-e-bleteve-te-egra




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *