spot_img
HomeBUJKUMushmolla dimërore

Mushmolla dimërore

spot_img

(Mespilus germanica)

Historiku dhe përhapja

Mushmolla është bimë me origjinë nga Kaukazi dhe prej andej është sjellë në Evropë e Ballkan. Në Shqipëri është pak e përhapur në zona si: Tiranë, Shkodër, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë.

Vlerat

Frutat e mushmollës përdoren kryesisht për konsum. Ato përmbajnë sasira të vogla sheqernash, acide organike, vitamina, pektinë dhe taninë.

Klasifikimi botanik

Futet në familjen Rosaceae (trëndafilore), gjininë dhe specien Mespilus germanica.

Përshkrimi i pemës dhe veçoritë biologjike

Pema është drufrutor me trup të ulët si shkurre me lartësi 3-5 m.

Lulet janë të mëdha dhe dalin në majë të degëzave frutore.

Fruti është i madh, 2-3 cm diametër, në formë globoze, i pushëzuar, me ngjyrë kafe dhe në brendësi ka 5 fara të mëdha. Lulet e mushmollës janë autofertile. Mushmolla hyn në prodhim në vitin 3-5-të pas mbjelljes dhe prodhon mirë 30-40 vjet.

Klima dhe toka

Mushmolla është pemë shumë e qëndrueshme dhe nuk ka kërkesa të mëdha për tu kultivuar. Ajo shkon mirë në zona me klimë mesdhetare dhe në shumë tipe tokash, me përjashtim të atyre shumë të thata dhe shumë të lagura e të rënda.

Shtimi i Mushmollës

Shtimi i saj bëhet me fara dhe me shartim në fidanishte ose me copa.

Vjelja dhe ruajtja e frutit

Frutat mblidhen në periudhën Tetor-Nëntor dhe ruhen mirë gjatë gjithë dimrit. Në momentin e vjeljes frutat janë tulforta, me ngjyrë të verdhë trëndafili dhe të pasura me taninë. Gjatë periudhës së ruajtjes futi zbutet, merr ngjyrë kafe dhe aromë të këndshme në saj të proceseve biokimike të pjekjes dhe fermentimit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme