spot_img
HomeBUJKUMjalti shqiptar drejt Kinës

Mjalti shqiptar drejt Kinës

spot_img

Javën e ardhshme pritet të nënshkruhet  protokolli mes qeverise shqiptare dhe asaj kineze që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga vendi yne.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë një vizite në Zadrimë të Lezhës tek një bletërritës , theksoi se kjo marrëveshje do t’i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë.

“Javën e ardhshme unë do të nënshkruaj me qeverinë kineze protokollin për mjaltin që i hap rrugë eksportit të këtij produkti drejt një tregu të madh. Ky është një treg i jashtëzakonshmë, që do t’i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë. Kjo do të ndikojë në shtimin e koshereve dhe rritjen e sasisë së prodhimit të mjaltit”, u shpreh ministri Çuçi.

Mjalti i prodhuar në vendin tonë njihet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës  dhe klimës. /VizionPlus

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme