spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMisri, kultura çudibërëse që po mahnit botën

Misri, kultura çudibërëse që po mahnit botën

spot_img

Nga Valter Nasufi

Kur evropianët arritën në Botën e Re, ata filluan një proces ndryshimi të planetit i njohur si “Shkëmbimi Kolumbian”. Bimët, kafshët, teknologjia, sëmundjet dhe religjionet mbërritën në Amerikë nga Bota e Vjetër. Dhe çfarë i dha Bota e Re pjesës tjetër të planetit?

Disa ushqime me të vërtetë të mrekullueshme, duke përfshirë shije fantastike si çokollata dhe vanilja, si dhe disa produkte të cilat do të bëheshin prodhime të rëndësishme në mbarë botën si patatet, domatja dhe misri.

Roli i misrit në Amerikë shtrihet përtej të ushqyerit. Ajo qëndron në zemër të shumë kulturave të Indisë. Ishte burimi i tyre i ushqimit dhe frymëzimi për sisteme të sofistikuara të ujitjes dhe bujqësisë. Është spekuluar madje se shumë kultura vendase detyroheshin të zhvillonin kalendarët e tyre të ndërlikuar në sezonin e gjatë të rritjes që nevojitet për të kultivuar misër. Në të shkuarën e largët askund nuk është lidhja midis një populli dhe ushqimeve të tyre se sa fisi “Maya”. Majat referohen vetes si “Njerëzit e misrit”.

Sipas mitologjisë së tyre e dokumentuar në “Popol Vuh” (libri sekret i Majave) përshkruan se si krijuesi, “Zemra e Qiellit”, së bashku me disa hyjnitë e tjera pagane krijuan njerëz, duke arritur të bënin njerëzimin nga misri i verdhë dhe i bardhë. Pra, kultura e majave ishte e lidhur ngushtë me misrin. Ndërsa sot kur dëgjojmë për misrin menjëherë na shkon ndërmend gatimet e shijshme si; bukë misri, lakror misri, kokoshka, misër i zier, i pjekur etj. Ka kaq shumë gatime të ndryshme me misër sa që është tepër e vështir t’i numërosh. Gjithashtu, misri është një bimë që ne jemi të bekuar që gjendet në tokë. Sepse dobishmëritë e tij janë të pa fundme.

Misri është një burim i pa shterueshëm proteinash dhe vitaminash. Ai përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin. Misri na mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit. Por, në fakt misri nuk është vetëm një produkt ushqimor. Teknologjia sot ka zhvilluar teknika të reja të përpunimit të misrit të cilin e bën një bimë shumëfunksionale dhe e dobishme për njeriun. Ndoshta keni dëgjuar për shurupin e lartë të fruktozës së misrit (HFCS), por a e kuptoni vërtet se çfarë është? Është pikërisht ajo që tingëllon si, shurup misri, në të cilën disa nga glukozat janë konvertuar në fruktoza. E ëmbël! Dhe në krahasim me sheqerin e tryezës është mjaft e lirë, duke e bërë atë ëmbëlsuesin e zgjedhur për ushqimet e përpunuara. Ju do të gjeni HFCS në të gjitha llojet e ushqimeve, nga Coca-Cola deri tek ketchupi. Shurup i lartë i fruktozës së misrit nuk është domosdoshmërisht i keq. Ajo çfarë është e keqe, është pikërisht se ne kemi arritur në pikën ku kemi nevojë për gjithçka për të shijuar ëmbël.

Çuditërisht, misri gjendet gjithashtu në një tërësi të produkteve jo ushqimore por edhe në një sërë produktesh të tjera si; detergjent, ngjitëse, llak, letër, priza elektrike, lugë plastike, shishe, gota dhe materiale ndërtimi – të gjitha të bëra duke përdorur misrin. Produktet e misrit ne bioplastik janë tepër të dobishme për ambientin sepse nuk janë të dëmshme. Ato dekompozohen lehtë dhe pa pasoja për mjedisin. Një nga prodhimet më interesante është pasta e dhëmbëve.

Ndoshta nuk është për t’u habitur që pasta e dhëmbëve ka aromatizues. Por duket ironike që ne të pastrojmë dhëmbët me ushqim. A do të habiteshit sikur të thoja që nga misri marrin edhe gaz. Gjithashtu, benzina në Shtetet e Bashkuara është prej etanoli, alkool i cili rrjedh nga misri.

Qeveria federale ka mandatuar përdorimin e etanolit pas 11 shtatorit në një përpjekje për të zvogëluar varësinë nga nafta e huaj dhe për të përdorur misër. Etanoli është një bekim i përzier. 35 për qind e karburantit në Shtetet e Bashkuara është nga misri. Për rrjedhon shumica e misrit që prodhohet në Shtetet e Bashkuara nuk bëhet kurrë ushqim. Konsiderohet që 44 për qind e korrjes së vitit të kaluar shkuan në ushqimin e kafshëve, një tjetër 44 për qind u bë karburant me etanol, dhe 12 për qind e mbetur shkoi në përdorime “të tjera” që përfshinin ushqime dhe ëmbëlsues, sipas të dhënave të përpiluara nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Ashtu si baseball, hotdogu, Chevroleti, edhe misri është i gjithi amerikan.

Në të vërtetë, misri është mënyrë më amerikane se sa ato gjërat e tjera të cilat i përmendëm më lart. Statistikat tregojnë që prodhimi i misrit në mbarë botën në 2017/2018, sipas vendit, Shtetet e Bashkuara ishin prodhuesi më i madh i misrit me një vëllim të prodhimit që arrinte në rreth 370.96 milionë tonë metrikë, e ndjekur nga Kina dhe Brazili. Pra, SHBA-ja është përgjegjëse për më shumë se një të tretën e prodhimit global të misrit. Nga industria e misrit në vitin 2012 ShBA-ja përfitoi 125 miliardë dollar. Ndërkaq, prodhimi global është 1.042 miliardë tonë metrikë misri, deri në 6 mijë ton metrikë nga muaji i kaluar. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme