spot_img
HomeBUJKUMinistrja e Bujqësisë Dijana Zhiviq, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit

Ministrja e Bujqësisë Dijana Zhiviq, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit

spot_img

Ministrja e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Zhivic, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit ku është pritur nga Kryetari Smajl Latifi si dhe nga Drejtori Berat Duraku,me të cilën kanë diskutuar për bujqësinë në Rahovec, si sektor kyç për komunën tonë.

Në këtë takim ata kan informuar Ministren për ecurinë e punëve në Rahovec, fazat e aplikimit për grante dhe subvencione e poashtu i kanë dorëzuar disa kërkesa që i konsiderojn të rëndësishme për bujqit, konkretisht: Rritjen e subvencioneve, përkrahjen për rregullimin e rrugëve fushore si dhe rregullimin e kanaleve të kullimit.

Gjithashtu, ata kanë diskutuar edhe për kërkesën që të nxirret ligj i veçantë për Rahovecin si zonë e rëndësishme bujqësore, si dhe formimin e fondit për dëmshpërblim të fermerëve të dëmtuar nga breshri dhe vërshimet.

Fokus ishte edhe shprëndarja e granteve nga MBPZHR-ja ku ju kërkua që të bëhet shprëndarje më reale për fermerët. /Fermerët/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme