spot_img
HomeIntervistaMeterologja Xhakollari: Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë!

Meterologja Xhakollari: Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë!

spot_img

Në këtë vit dimri zgjati më shumë, muaji maj pothuajse ishte me shi dhe temperatura të ulëta. Sipas parashikimeve Europa sivjet do të përballet me mot shumë të nxehtë, por edhe me stuhi mjaft të forta.

Në një intervistë për portalin motilokal.com, meterologja Rezarta Xhakollari, shprehet se zgjatja e “dimrit” ishte si pasojë e një anomalie të ujërave në gjirin e Guinesë, ku temperaturat ishin më të ulëta se norma. Ajo po ashtu theksoi se gjatë muajit qershor, fillimit të verës Shqipëria dhe Kosova ka patur temperaturat më të larta, por edhe reshje shiu dhe stuhi.

Intervistoi: Shkëzen Rrecaj 

Znj. Xhakollari, pas një “dimri të gjatë”, a mund të na tregoni se çfarë vere na pret?

Vërtet, dimri zgjati këtë vit më shumë, kryesisht muaji maj rezultoi më i lagështi dhe me temperatura poshtë mesatares së muajit maj, kjo si pasojë e një anomalie të ujërave në gjirin e Guinesë, ku temperaturat ishin më të ulëta se norma.

Parashikimet e meteorologëve të Accuweather, kanë paralajmëruar që Europa do të ballafaqohet me mot të nxehtë dhe me stuhi. Cilat janë parashikimet e juaja?

Sipas llogaritjes astronomike vera fillon në pikën kohore kur dielli mbërrin në pikën më veriore gjatë rrotullimit të tij vjetor. Kështu, në hemisferën e veriut me 21 qershor ku përkon me solsticin e verës, edhe vendi ynë dhe Kosova ka patur temperatura më të larta, por nuk kanë munguar edhe stuhi të izoluara për shkak të masave ajrore më të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës.

Shpesh dëgjojmë se gjatë dekadave të fundit ndryshimet klimatike janë top lajm në media. A është kjo një ekzagjerim apo a është ndryshimi i vërtetë i klimës?

Është e vërtetë që çdo vit flitet për ndryshimet që kanë ndodhur në klimë. Janë një sërë faktorësh dhe një ndër faktorët është vetë njeriu. Por atmosfera është shumë komplekse, situatat meteorologjike gjithmonë përsëritën dhe media gjithmonë ekzagjeron.

Cili është dallimi mes klimës dhe motit?

Moti është gjendja e tij në një hark kohor të shkurtër dhe ndryshon në çdo moment, ndërsa për klimën bëhen studime për periudha të gjata kohore 20-30 vjeçare etj., dhe merren të gjithë komponentët e klimës duke bërë një mesatare.

Cilat janë parashikimet për ndryshimet klimatike?

Ndryshimet klimatike ndodhin gradualisht dhe në të kanë rol një sërë faktorësh. Dua të nënvizoj se nuk mund të parashikohet se si mund të evoluojnë formacionet barike që kushtëzojnë stinët në hemisferën e veriut.

Si janë parashikimet e motit në vitet e ardhshme nëse vazhdojmë në rrugën e tanishme?

Vera e vitit 2019 do të jetë e nxehtë dhe e thatë, tipike e klimës subtropikale ku bën pjesë edhe vendi ynë. /Motilokal/

https://motilokal.com/lajmet/89/meterologja-xhakollari-na-pret-nje-vere-e-nxehte-dhe-e-thate

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme