spot_img
HomeBUJKUKultivimi i misrit

Kultivimi i misrit

spot_img

Misri (Zea mays)

Misri është një kulturë mjaftë e rëndësishme lavërtarë, Në Kosovë viteve të fundit janë kultivuar me misër diku rreth 60 000 – 70 000 ha .

Interes  primare për bujqësinë kosovare është rajonizimi i hibrideve dhe zgjedhja e hibrideve me potencial të lartë gjenetik si dhe përshtatshmërisë në kushtet agroklimatike

Agroteknika që përdoret për kultivimin e Misrit

  • Zgjedhja e hibridit
  • Qarkullimi bimorë
  • Përgatitja e tokës
  • Përdorimi efikas i plehrave mineral
  • Kontrolli nga barërat e këqija
  • Mbjellja në kushte të përshtatshme
  • Shërbimet gjatë vegjetacionit
  • Korrja

Zgjedhja e hibridit

Zgjedhja e hibridit është një nga operacionet kryesore, për faktin se masat agroteknike lidhen direkt me veçorit e hibridit. Janë tri arsye pse duhet të udhëhiqet një kultivues për zgjedhjen e hibridit?

Që hibridi ti përshtatet kushteve klimatike e tokësore të fermës ku do të bëhet kultivimi.

Lidhur me sëmundjet të cilat kanë areal të veçantë të përhapjes në zona të ndryshe, d.m.th. përcaktohen për hibridin që u rezistojnë patogjenëve në atë zonë.

Të zgjidhen hibride konkurruese në treg, hibridet që japin jo vetëm sasi por edhe cilësi

I

  • Hibridi i zgjedhur duhet të arrijë të piqet, në tokën ku fermeri kultivonm.th. të mos rrezikohet prodhimi i pritshëm i bimëve nga ngricat e hershme.
  • Hibridi i zgjedhur duhet të arrijë të piqet, në tokën ku fermeri kultivonm.th. të mos rrezikohet prodhimi i pritshëm i bimëve nga ngricat e hershme

II

  • Sasia e ujit që disponohet për ujitje përbën një faktor tjetër. Sa më i vonshëm që të jetë hibridi aq më tepër ujë kërkon ai dhe e kundërta.
  • Kështu, një fermer që ka mundësi  të sigurojë 2-3 ujitje edhe pse mund të jetë në zonë fushore, ku kushtet lejojnë të kultivohen hibridet e vonshëm të preferojë të mbjellë një hibrid të mesëm ose edhe të vonshëm.
  • Po qese sigurohen 3-4 ujitje mund të përdoren hibride të klasës 400-500 dhe nëse sigurohen 4 ujitje atëherë mund të përdorë hibride të klasave më të larta ose hibride me cikël të vonshëm. 

III

  • Sasia e plehrave që disponon fermeri si organik ashtu edhe kimik (NPK). Kur ka sasi të mjaftueshme të plehrave dhe kur e lejojnë edhe kushtet e tjera siç është sigurimi i ujit, fermeri duhet të preferojë hibride të vonshëm pasi ato mund t’ia shpërblejnë më mirë investimin që do ta bëjë për prodhimin e misrit.
  • Të dhënat eksperimentale disa vjeçare tregojnë se nga    përdorimi i

N( Azot) 130-140 kg/ha,

P2O5 (Fosfor) 90-100 kg/ha,

K2O (Kalium) 200-260 kg/ha dhe

MgO(Magnez) 20-30 kg/ha

realizohet, të rendiment mbi 10 tonë/ha,

  • Përshtatshmëria e hibrideve është shumë më rëndësi që duhet të mbahet parasysh në zgjedhjen e hibridit që duhet të blejë fermeri.
  • Pas vitit 2000 në Kosovë kanë filluar të përhapen mjaft edhe hibridet e kompanive botërore të farërave si: Pionier, Monsanto, KWS Instituti i Osjekut  OS,  Zagrebit Bc,
  • Për ketë është me rëndësi që fermeri kur të pyes për farën që do ta blejë nga tregtari të kërkojë shpjegime e të dhëna të sakta për:
  • Karakteristikat e hibrideve që disponohen si përbërja e tyre, cikli vegjetativ, pastërtia varietore, aftësia e mbirjes, vendi dhe institucioni që e ka prodhuar, kërkesa specifike si: numri më i përshtatshëm i bimëve për njësinë e sipërfaqes, afati i mbjelljes, rezistenca ndaj faktorëve të disfavorshëm, sëmundjeve dhe insekteve, rrëzimit etj., dhe t’i ballafaqojë këto me kushtet e prodhimit që ka në tokën e tij.

IV

  • Pastaj në përputhje me këto kushte të vendosë për llojin e hibridit që do të zgjedhë dhe të përdorë për mbjellje në ngastrën e vet.
  • Sidoqoftë, përgjegjësi në zgjedhjen e hibridit duhet të ketë edhe tregtari i këtyre farërave i cili duhet të jetë specialist dhe të orientojë fermerin me këshillat e nevojshme.
  • Kështu tregtarët duhet t’i shoqërojnë farën me udhëzime dhe duhet të jenë në gjendje që të japin shpjegime të plota rreth farërave duke ju treguar fermerëve për të gjithë parametrat e farërave.

 

Ndarja e hibrideve në klasa sipas klasifikimit të FAO-së    

 

Grupi i hibrideve Klasa e FAO-së Cikli bimor në ditë

(mbirje-pjekje e plotë)

Tipi
1.

2.

 

<200

300

 

<85

86-95

96-105

Të hershëm
4.

5.

400

500

106-115

116-120

Të mesëm
6.

7.

8.

600

700

800

121-130

131-140

>140

Të vonshëm

Nisur nga kjo fermerit i jepet mundësia që të bëjë një zgjedhje më reale në diapazon të gjerë, sepse p.sh. ato hibride që përfshihen në tipin e hershëm, sipas klasifikimit të FAO-së ndahen në tre klasa, e kështu me radhë.

Dihet fakti që sa më i gjatë të jetë cikli bimor i kulturave bujqësore në përgjithësi kurse në rastin tonë në veçanti, aq më i lartë është edhe kapaciteti prodhues i hibridit. Por një fermer në një regjion malor, vërtetë mund të dakordohet të mbjellë një hibrid me pjekje të vonshme për ta rritur sa më tepër prodhimin e marrë, porse ky tip misri nuk do të arrinte të piqej e si pasojë do të komprementohej prodhimi.

Në mënyrë orientuese për fermerët mund të themi se, ata që ndodhen në lartësi deri në 400 m mbi nivelin e detit, mund të mbjellin të gjitha tipat e hibrideve (të hershëm, të mesëm dhe të vonshëm).

Megjithatë, këto nuk duhet të merren si të dhëna përfundimtare, pasi efektet e lartësisë dhe të temperaturave nuk janë të njëllojta si në jug ashtu edhe në veri të vendit ose ekspozicioni i ngastrës (nëse është me ekspozicion nga veriu, është apo nuk është e mbrojtur nga erëra, etj.).

Fermerët, në çdo rast, përpara se të vendosin se cilin nga hibridet do ta mbjellin, duhet të bazohen në eksperiencën e tyre, por edhe në konsultimet me të dhënat rreth temperaturave aktive, ngricave, si dhe konsultimi me specialistët përkatës me përvojë në ketë fushë.

Qarkullimi bimorë

Kultivimi i hibrideve të misrit në të njëjtën sipërfaqe tokësore për shumë vite me radhë ndikon në:

  1. Uljen e rendimentit
  2. Infektimin me sëmundje dhe dëmtues (nga mbeturinat e misrit)
  3. Shfrytëzimi i njëanshëm  i materieve ushqyese
  4. Parabimë që preferohen janë: drithërat, jonxha, barnat e përziera etj.
  5. Është parabimë e mirë për të gjitha kulturat tjera.

Toka dhe kërkesat e misrit

  • Në territorin e Kosovës ka një larmi të gjerë të tipave të tokave të punueshme nga ato më të rënda argjilore , deri tek ato ma të lehta ranore
  • Kjo masë agroteknike përfshin dy hallka të rëndësishme edhe atë: plugimi themelor-lëvrimin dhe përgatitjen e tokës për mbjellje, Plugimi themelor duhet të zbatuar në vjeshtë në thellësi 25-30cm
  • Misri është një shembull i shkëlqyer i adaptimit të tij në tokat të tipave nga më të ndryshmet
  • Një kërkesë që bima e misrit paraqet ndaj tokës është se kjo kërkon praninë e elementeve ushqyese në sasi të bollshme dhe të asimilueshme nga bima me lagështi të mjaftueshme në zonën ku ndodhën rrënjët
  • Misri renditet ndër ato kultura që shfrytëzon mirë lëndët ushqyese që ndodhen në tokë dhe që mund të asimilohen nga bimët

Normat për lëndë ushqyese për Misër 

Varianti 1 

Misri Sasia kg/ha N P2O5 K2O
Normat për lëndë ushqyese   130 100 260
Faktori korektues 1 1 1
Plehrimi bazë në vjeshtë
N:P:K (8:16:26) 400 32 24 104
MOP (Murium Potas) 60 % 260 156
DAP 48 %P 150 27 76
Riplehrimi gjatë vegjetacionit
Riplehrimi i parë URE 46 %

Kur bimët të kenë zhvilluar 3 gjethe

100 46
Riplehrimi i dytë NAG 27 %

Faza e 7-9 gjetheve të formuara

100 27
Bilansi i plehrimit 1010 132 100 260

Varianti 2 

Misri Sasia kg/ha N P2O5 K2O
Normat për lëndë ushqyese   130 100 260
Faktori korektues 1 1 1
Plehrimi bazë në vjeshtë
N:P:K (8: 24:16) 400 32 96 64
MOP (Murium Potas) 60 % 300 180
Riplehrimi gjatë vegjetacionit
Riplehrimi i parë URE 46 %

Kur bimët të kenë zhvilluar 3 gjethe

100 46
Riplehrimi i dytë NAG 27 %

Faza e 7-9 gjetheve të formuara

200 54
Bilansi i plehrimit 1000 132 100 244

 Varianti 3

Misri Sasia kg/ha N P2O5 K2O
Normat për lëndë ushqyese   130 100 260
Faktori korektues 1 1 1
Plehrimi bazë në vjeshtë
N:P:K (15:15:15) 500 75 75 75
MOP (Murium Potas) 60 % 300 180
Superfosfat 20 % 125 25
Riplehrimi gjatë vegjetacionit
Riplehrimi i parë URE 46 %

Kur bimët të kenë zhvilluar 3 gjethe

100 46
Riplehrimi i dytë NAG 27 %

Faza e 7-9 gjetheve të formuara

100 27
Bilansi i plehrimit 1125 148 100 255

/keshillabujqesore.com / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme