spot_img
HomeBUJKUKryetari Smajl Latifi ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe...

Kryetari Smajl Latifi ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Kosovës

spot_img

Kryetari I Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka mbajtur diskutim me fermerët e Rahovecit, ekspertët e BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për plasimin e prodhimeve të bujqve në tregun e shteteve të Bashkimit Evropian, sigurinë në ushqim, mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe tema të ngjashme.

Eksportimi i produkteve bujqësore bëhet ne shumë vende të botës.Në komunën tone eksporti i rrushit të tryezës ka filluar shumë më herët dhe çdo ditë veçse ai po shtohet duke iu plotësuar kushtet më të mira për ti ekspozuar në tregjet e BE-së Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që çdo ditë e më shumë po kontribuojnë në efikasitetin e prodhimtarisë sonë.

Arton Osmani udhëheqës i granteve nga Bashkimi Evropian ka cekur se në Komunën e Rahovecit nga projektet e tyre kanë përfituar edhe disa nga prodhuesit të Verës. Bashkpunimi i vreshtarëve me prodhuesit e rrushit duhet të jetë shumë i mirë qe të arihet një sukses gjithëpërfshirës.

Ne anën tjetër Hysni Nura nga Ministria e Integrimeve Evropiane ka thënë se Marrëveshja e Stabilizimit të Asocimit është fillimi i negociatave të MSA-së e cila ka filluar ne vitin 2013. Kosova që nga hyrja në MSA ka shfrytëzuar tarifat doganore për 1.044 deri 2.564. Po ashtu edhe 12 produktet shumë të rëndësishme për prodhim dhe përpunim janë integruar.

Ndërsa përfituesi i projektit të BE-së Bejtullah Haxhimurati (Veraria Biopak) ka thënë se kompania e tyre ka pasur një kapacitet të vogël e cila ishte ngritur me mjete vetanake. Në vitin 2014 kemi përfituar një grant nga BE i cili ishte në bashkëfinancim.Me investimin e pajisjeve të reja kompania jonë ka arritur që prodhimet e produkteve ti ketë më të sigurta dhe më cilësore. Ne po ashtu me këtë investim të bashkëfinancuar me BE-n kemi ngritur kapacitetin e prodhimit për 50% më shumë. /Zëri i Bujkut / Gazeta Bujku

Image may contain: 5 people, indoor

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme