spot_img
HomeBUJKUKomuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në bujqësi

Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në bujqësi

spot_img
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione të ndara në të gjitha kategoritë që do të përkrahen fermerët e Prishtinës.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar edhe vlerat të cilat do të i përfitojnë bujqit nga këto subvencione
Shkrimi i plotë:
Drejtoria e Bujqësisë ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione të ndara në të gjitha kategoritë që do të përkrahen fermerët e Prishtinës.
-Blegëtoria me 150,000.00 €
– Bletaria me 50,000.00 €
– Pemëtaria me 70,000.00 €
-Perimtarisë 20,000.00€
-Shpezëtarisë 40,000.00€

I. Përkrahje në blegëtori – pagesa direkte
Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë gjedhe qumështore, buallica, dema për majmëri si dhe kafshë të imëta – dele dhe dhi, se mund të aplikojnë për subvencione në lëmin e blegtorisë – pagesa direkte:

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:

Përkrahen fermerët që kanë:
– 3 – 10 krerë gjedhe (lopë qumështore),
– 20 -150 krerë dele,
– 20 -150 krerë dhi.
– Kafshët duhet të jenë të matrikuluara.
– Përfituesi duhet të jetë banor i komunës së Prishtinës dhe objekti (stalla) për vendosjen
e gjedheve deleve dhe dhive të jetë në territorin e komunës së Prishtinës.

Dokumentacioni i nevojshëm:

– Kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Konfirmimi i llogarisë bankare;
– Vërtetimi nga shërbimet veterinare;
– Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme;
– Vërtetimi mbi tatimin në pronë.
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:

Përkrahen fermerët që kanë:

– 3 -10 krerë gjedhe të destinuara për prodhimin e mishit (dema) të moshës mbi 6 muaj;
– Kafshët duhet të jenë të matrikuluara;
– Përfituesi duhet të jetë banor i komunës së Prishtinës dhe objekti (stalla) për vendosjen
e gjedheve të jetë në territorin e komunës së Prishtinës.

Dokumentacioni i nevojshëm:

– Kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Konfirmimin i llogarisë bankare;
– Vërtetim nga shërbimet veterinare;
– Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme;
– Vërtetimi mbi tatimin në pronë.
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:
Përkrahen fermerët që kanë:
– 3 – 10 krerë buallica (buallica qumështore);
– Kafshët duhet të jenë të matrikuluara;
– Përfituesi duhet të jetë banorë i komunës së Prishtinës dhe objekti (stalla) për vendosjen
e buallicave të jetë në territorin e komunës së Prishtinës.
Dokumentacioni i nevojshëm:
– Kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Konfirmimi i llogarisë bankare;
– Vërtetimi nga shërbimet veterinare;
– Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme;
– Vërtetimi mbi tatimin në pronë.
Data e aplikimit, prej 20.10.2020 deri më 03.11.2020

II. Përkrahje në bletari – pagesa direkte

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë bletë se mund të aplikojnë për subvencione në lëmin e bletarisë – pagesa direkte:
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:
– Përkrahen bletarët që kanë 10-29 shoqëri bletësh;
– Fermerët duhet t’i kenë të vendosura bletët vetëm në një bletore;
– Aplikuesi duhet të jetë banor i komunës së Prishtinës dhe të ketë pronën dhe bletoren në
territorin e komunës së Prishtinës;
– Vërtetimi i vendbanimit (Bashkësi Lokale) / kontrata mbi qiramarrje të tokës;
– Aplikuesit – bletarët duhet të kenë të shenjëzuara kosheret (shtëpizat e bletëve);
– Numri identifikues i fermerit (NIF) duhet të jetë i vendosur në shabllon, në masat 30×12
cm, në trupën e kosheres, jo në kapak, i shënjuar me ngjyrë permanente.

Dokumentacioni i nevojshëm:
– Kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Konfirmimi i llogaris bankare;
– Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme;
– Numri identifikues i fermerit (NIF);
– Vërtetimi mbi tatimin në pronë.

III.Përkrahje në pemëtari – pagesa direkte

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë pemishte se mund të aplikojnë për subvencione në lëmin e pemtarisë – pagesa direkte:
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:
– Fermeri të ketë së paku 0.20 – 1.00 ha pemishte ekzistuese në territorin e komunës së
Prishtinës;
– Të jetë banor i komunës së Prishtinës dhe veprimtarinë ta ushtrojë në territorin e
komunës së Prishtinës;
– Pemishtja duhet të jetë e mirëmbajtur me masa agro-pomoteknike, me
renditje të qartë dhe të rregullt të rendeve – rreshtave;
– Parcela ekzistuese e pemishtes duhet të jetë bllok, në sipërfaqe minimum 0.20
ha;
– Pemishtja duhet të jetë e ngritur në territorin e komunës së Prishtinës.
Dokumentacioni i nevojshëm:
– Kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme, jo më e vjetër se një vit;
– Konfirmimin i llogarisë bankare;
– Vërtetimi i tatimit në pronë.
Data e aplikimit, prej 20.10.2020 deri më 03.11.2020

IV.Përkrahje në perimtari – pagesa direkte

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë serra se mund të aplikojnë për subvencione në lëmin e Perimtarisë – pagesa direkte:
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:

– Fermeri duhet të ketë 0.05-0.10 ha sipërfaqe të ngritur me serrë në territorin e komunës së Prishtinës;
– Të jetë banor i komunës së Prishtinës dhe veprimtarinë ta ushtrojë në territorin e komunës së Prishtinës;
– Serra duhet te jetë e mirëmbajtur (përgatitur) për mbjellje vjeshtore-dimërore;
– Serra duhet të jetë me infrastrukturë të kompletuar për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore (foli dhe pajisje të tjera përcjellëse).
Dokumentacioni i nevojshëm:
– Kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme, jo më e vjetër se një vit;
– Serra duhet te jetë e ngritur në territorin e komunës së Prishtinës;
– Vërtetimi i tatimit në pronë.
Data e aplikimit, prej 20.10.2020 deri më 03.11.2020

V. Përkrahje në shpezëtari – pagesa direkte

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët posedojnë ferma komerciale të pulave vojse se mund të aplikojnë për subvencione në lëmin e shpeztarisë – me ushqim të koncentruar:
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:
– Aplikuesi duhet të ketë fermën (objektin) në territorin e komunës së Prishtinës dhe të jetë
banor i saj;
– Do të përkrahen fermat që kanë 2000 deri 6000 copë pula vojse;
– Ferma duhet të jetë e regjistruar;
– Fermerët do të përkrahen me ushqim të koncentruar – koncentrat për pula vojse;
– Fermeri duhet t’i sjellë 3 oferta krahasuese për ushqim të koncentruar.
Dokumentacioni i nevojshëm:
– Kopja e certifikatës së biznesit;
– Kopja e certifikatës së numrit fiskal;
– Kopja e letërnjoftimit të personit të autorizuar (përfaqësues i biznesit);
– Dëshmi për numrin dhe origjinën e pulave vojse (faturën);
– Vërtetimi nga shërbimet veterinare;
– Konfirmimi i llogarisë bankare.
Data e aplikimit, prej 20.10.2020 deri më 03.11.2020/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme