Search

Komposto molle në kushte shtëpie

56

Lëngjet e frutave janë më të mirat kur i shtrydh vetë. Përgatitja e kompostit të mollës në kushte shtëpi është i mirë për shëndetin pasi ky lëng shmang problemet me jashtëqitjen, ndaj një herë në ditë për ata që vuajnë nga këto probleme, duhet të konsumojnë një gotë.

Përbërësit:

5 kg mollё,

2 kg sheqer,

10 litra ujё,

50 g limontoz ose lëng limomi dhe materie aromatike.

Mollët pasi lahen mire, qërohen ose lihen të paqëruara, priten u hiqen farat dhe priten nё pjesë të imëta. Gjatë pastrimit që të mos nxihen mollët hidhen në enë me ujë të ftohtë e limontoz.

Lëvoret dhe farat bashke me zemrën e frutit hidhen në tenxhere me ujë të vluar dhe zihen për 10 deri në 12 minuta. Pastaj lëngu kullohet, i hidhet sheqer, vihet në zjarr dhe lihet derisa të merr valë, pastaj hidhen mollët e përgatitura. Lihen të ziejnë 5 deri në 10 minuta sipas llojit te mollëve, në qoftë se janë të llojit që zbuten shpejt, atëherë ato hiqen nga zjarri menjëherë sapo të marrin valë.

Për aromë, kompostos mund t’i shtohet pak kanellë ose karafil. Pastaj mbushen kavanozat, mbyllen, pasterizohen dhe dërgohen nё vendin pёr ruajtje./Gazeta Bujku




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *