spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKërpudhat ndihmojnë në zvogëlimin e humbjes së kujtesës

Kërpudhat ndihmojnë në zvogëlimin e humbjes së kujtesës

spot_img

Konsumimi i kërpudhave më shumë se dy herë në javë mund të parandalojë problemet me kujtesën dhe të folurit që shfaqen pas moshës 60 vjeçare, ka treguar një hulumtim nga Singapori.

Një antioksidant unik i pranishëm në kërpudha mund të ketë një efekt mbrojtës në tru, zbuloi studimi.

Sa më shumë njerëz që hanin kërpudha, aq më mirë ata kryenin testet e të menduarit dhe përpunimit.

Por studiuesit thanë se nuk ishte e mundur të provohet një lidhje e drejtpërdrejtë midis kërpudhave dhe funksionit të trurit.

Të gjeturat e studimit të Universitetit Kombëtar të Singaporit u bazuan në 663 të rritur kinezë, të moshës mbi 60 vjeç, dieta dhe mënyrën e jetesës së të cilëve u monitorua nga viti 2011 deri në 2017.

Gjatë studimit gjashtëvjeçar, studiuesit gjetën se ngrënia e kërpudhave ul mundësinë e rrezikut të dëmtimit të butë njohës, kështu që afërsisht nëntë nga 100 njerëz që hëngrën më shumë se dy pjesë në javë u diagnostikuan, krahasuar me 19 nga 100 ndër ata që hanin më pak se një pjesë.

 

Dëmtimi i butë njohës (MCI) mund t’i bëjë njerëzit të harrojnë, të ndikojnë në kujtesën e tyre dhe të shkaktojnë probleme me gjuhën dhe vëmendjen.

Nuk është serioze sa të definohet si demencia.

Pjesëmarrësit në studim u pyetën se sa shpesh konsumonin gjashtë llojet e ndryshme të kërpudhave: oyster, shiitake, white button, dried, golden dhe tinned.

Hulumtuesit tregojnë për faktin se kërpudhat janë një nga burimet ushqimore më të pasura të ergotioninës – një antioksidant dhe anti-inflamator që njerëzit nuk janë në gjendje ta bëjnë vetë.

Kërpudhat gjithashtu përmbajnë lëndë ushqyese dhe minerale të tjera të rëndësishme si vitamina D, selenium dhe spermidine, të cilat mbrojnë neuronet nga dëmtimet.

“Demenca është një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes, por njerëzit mund të ndërmarrin veprime për të zvogëluar rrezikun e tyre, prandaj është e rëndësishme që ne të bazojmë këshillat tona në prova të qëndrueshme që janë ndërtuar mbi studime të shumta dhe nuk merren me gjetjet të çdo studimi të vetëm”, tha autori i studimit.

“Pra, ndërsa konsumohet një dietë e mbushur me fruta dhe perime, duke përfshirë kërpudhat, është një pikënisje e mrekullueshme, këshilla jonë më e mirë është të ulim sheqerin dhe kripën, të jemi fizikisht aktivë dhe të shmangni pirjen e duhanit.” /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme