spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKëndvështrim mbi pasojat e mundshme nga ndërtimi i hidrocentraleve

Këndvështrim mbi pasojat e mundshme nga ndërtimi i hidrocentraleve

spot_img

Nga pjesëmarrja e anëtarëve te organizatës për Mbrojtjen e Mjedisit “OMMGJ” në një maratonë artistike për të protestuar kundër nismës për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Valbona, mora shkas të shkoqis disa rreshta lidhur me problematiken mbi ndërtimin ose jo te hidrocentraleve mbi dhe në rrjedhat e lumenjve, këndej dhe andej kufirit. Nëse ne synojmë të jemi pjesëmarrës të integruar në një qendër me sistemin ekonomik dhe infrastrukturore të familjes Evropiane, me një ekonomi të shumëllojshme dhe konkurrente ne regjionin ballkanik, me një akses të barabartë ne infrastrukture, ne ekonomi dhe zhvillim, atëherë mendoj se duhet respektuar parimet themelore mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës, atyre historike dhe kulturore,dhe ky duhet të mbetet synimi ynë që realisht për t`u shndërruar ne një destinacion turistik me vlera unike, tashmë të dëshmuara të pasurive të shumëllojshme natyrore. E them këtë duke u mbështetur në faktin se ujerat e ëmbla në vendin tone janë strehë e një numri të madh llojesh të faunës endemike dhe të peshqve si burimin kryesor natyror të larmisë biologjike.

Ndërtimin e hidrocentraleve e shoh problematik sidomos tani kur rritja e temperaturave si pasojë e ndryshimeve klimatike në tendencë , prandaj mund të ulë kërkesën për ngrohje në dimër, por do të rrisë kërkesën për ajër të kondicionuar dhe ftohje në verë. Çka don të thotë se prishja e balancës furnizim — kërkesë sipas stinëve paraqet situatën ku temperaturat në verë do të rrisin kërkesën për ftohje, kurse në të njëjtën kohë, si pasojë e rënies së sasisë së reshjeve, prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet do të jetë më i kufizuar. Në të njëjtën kohë, temperaturat e stinës së verës përkojnë me rritjen e nevojës për ujitje në bujqësi, gjë që sjell konkurrim të drejtpërdrejt me hidrocentralet për sasinë e kufizuar të ujit në vendin tonë.

Me ndërtimin e digave për akumulimin e ujit, do të ndërpriten rrugët migruese të peshqve, shkarkimet përmbytëse cenojnë në mënyrë kritike pjesën e lumit poshtë digës, luhatjet e fuqishme të niveleve të ujit në lumenjtë sipër digës dhe pjesën poshtë digës degradojnë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e habitateve. Grupe të faunës dhe grupe të tjera duke përfshirë dhe ato të florës, janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre ndërhyrjeve, siç e dimë rrjedha e ujit është përcaktues kryesor i përbërjes biotike si dhe përcaktuesi kryesor i mjedisit fizik në lumenj dhe përrenj. Lëvizja e ujit në të gjithë peizazhin dhe pellgun ujor ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekologjinë e lumenjve në shkallë të gjerë hapësinore dhe kohore.

Madhësia dhe forma e shtratit lumor, shpërndarja e pellgjeve, si dhe qëndrueshmëria e substratit përcaktohen nga ndërveprimi mes regjimit të rrjedhës dhe të gjeologjisë së natyrës së tokës. Prandaj esenciale është mirëmbajtja e rrjedhjeve natyrore të lumenjve dhe lidhja gjatësore e tyre për shkak të qëndrueshmërisë së popullatave të shumë specieve lumore.

Sugjerimi im si anëtar i organizatës për Mbrojtjen e Ambientit OMMGJ është që duke qenë se uji është një burim strategjik dhe element i rëndësishëm në nivel kombëtar, atëherë duhet pasur parasysh se keqmenaxhimi me këto resurse natyrore, pamjaftueshmëria e ujit, mungesa e aksesit të ujit të pijshëm dhe ndotja, kërcënojnë seriozisht edhe zhvillimin social-ekonomik dhe stabilitetin politik në vend. Këta elemente mund të jenë shkaktar të nxitjes së tensioneve dhe konflikteve.

Hulumtuesit, komuniteti i biznesit, politikëbërësit duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që krizat e ujit mund t`i shfaqin sigurisë përpos dëmit në aspektin ambiental./Gazeta Bujku

—-

Autor: Valdet Teneqja, njëri nga themeluesit e OJQ-së. 

Autori është në ndjekje të studimeve të doktoratës në Kimi.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme