spot_img
HomeBUJKUIADK nënshkruan kontratat me përfituesit nga komuna e Ferizajt

IADK nënshkruan kontratat me përfituesit nga komuna e Ferizajt

spot_img

IADK pas përzgjedhjes së pesë përfitueseve në komunën e Ferizajt të cilët kanë përfituar laktofriz 300l makinë mjelëse dhe nga tre bidonë për qumësht u realizua edhe nënshkrimi i kontratave në mes të IADK-së përkatësisht drejtorit ekzekutiv Zenel Bunjaku përfitueseve të grantit dhe drejtorit të bujqësisë dhe pylltarisë Burim Bajrami.

Këto grante janë mundësuar nga projekti “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania, dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajt.

Ky grant do të lehtësojë punët e përditshme të fermerëve dhe do te rrisë cilësinë e qumështit dhe fermerët do të kenë përfitime më të mëdha sepse do ta kenë me të lehtë t’i marrin subvencionet që jepen për cilësinë e qumështit sepse deri tani në mungesë të pajisjeve nuk kanë mundur ta arrin cilësinë ekstra klasë dhe t’i gëzojnë mjetet. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme