spot_img
HomeBUJKUHistoria e qepës dhe hudhrës

Historia e qepës dhe hudhrës

spot_img

Qepa që nga fillimi i civilizimit ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit. Historia e qepës është një tregim interesant. Qepa besohet të ketë origjinën nga Azia, por mendohet gjithashtu se qepa është rritur si e egër në çdo kontinent. 3500 vjet para erës sonë, qepa ka qenë njëra prej perimeve të pakta të cilat nuk janë prishur gjatë muajve të dimrit. Stërgjyshërit tanë kanë njohur qëndrueshmërinë e perimeve dhe kështu kanë filluar ta kultivojnë qepën për ushqim.

Qepa ka filluar të përdoret si ushqim, por edhe më shumë se ushqim pas arritjes në Egjipt. Egjiptianët e lashtë e kanë adhuruar qepën, kanë besuar se forma sferike dhe rrethet koncentrike të saj simbolizojnë përjetësinë. Popullariteti i qepës është rritur në Greqinë antike, sepse atletët kanë konsumuar sasi të madhe të saj për shkak se qepa lehtëson balancimin e gjakut.

Mbas Greqisë qepa gjithashtu edhe në Romën antike ka filluar të bëhet artikull kryesor në ushqimin e popullsisë. Gladiatorët romakë janë fërkuar me lëng qepe për forcimin e muskujve. Kur qepa ka filluar të përhapet në rajone të tjera të botës, atëherë ajo ka filluar të bëhet shumë e dobishme për ushqim. Në mesjetë mjekët e kanë këshilluar qepën për lehtësimin e kokëdhembjeve, për shërimin pas kafshimit të gjarprit dhe madje kundër rënies së flokëve. Qepa është vlerësuar lart edhe në medicinë, por edhe në ushqim të përditshëm.

Sot qepa vazhdon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit. Instituti nacional i kancerit ka raportuar se qepa përmban antioksidante të cilat ndihmojnë në ndalimin e paraqitjes së kancerit dhe në zvogëlimin e kolesterinës.

Hudhra në gjithë botën rreth 4000 vjet më parë ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe në mjekësinë popullore. Është përdorur, pra, në medicinë dhe për ushqim. Në popull njihet si gjë që sjell fat dhe si mbrojtje nga djalli. Popujt e lashtë kanë besuar se era e hudhrës mënjanon magjitë, etj.

Në dorëshkrimet egjiptiane prej 1500 vjet para erës sonë hudhra është rekomanduar për 22 lloje të ushqimit. Egjiptasit i kanë ushqyer skllevërit e tyre me hudhra gjatë ndërtimit të piramidave dhe këtë e kanë bërë për mbrojtje nga sëmundjet dhe për qëndrueshmërinë e tyre fizike.

Në Greqinë dhe Romën antike qepa është preferuar për përdorim kundër kafshimit të qenve dhe mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, por edhe për shërimin e lebrozës dhe astmës. Në mesjetë është menduar se hudhra mbron nga mortaja. Përveç paragjykimeve nga stërgjyshërit tanë, kërkimet moderne kanë konfirmuar se sa e shëndetshme është hudhra. Kërkimet e Louis Pasterit në vitin 1858 kanë dokumentuar se hudhra i mbyt bakteret.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur penicilina dhe ilaçet tjera kanë munguar, hudhra është përdorur si antiseptik për dezinfektimin e plagëve të hapura dhe ka ndikuar në mbrojtjen nga gangrena. Kur thelpinjtë e hudhrës priten apo shtypen, enzima e cila gjendet në qelizat e bimës së hudhrës kombinohet me aminoacid. Ky kombinim krijon një përbërës të ri të quajtur allicin i cili është treguar i suksesshëm në mbytjen e 23 llojeve të ndryshme të baktereve, duke përfshirë salmonellën dhe staphylococcu-n.

Hudhra mund ta parandalojë kancerin, sepse përmban vitaminën C, A dhe B të cilat stimuloj në sistemin e imunitetit, eliminojnë toksinet si dhe i luftojnë shkaktarët kancerogjenë,. Hudhra gjithashtu mbyt 60 lloje të kërpudhave.

Burimi: Qepa dhe Hudhra / Projekti Zviceran për Promovimin e Hortikulturës – Kosovë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme