spot_img
HomeBUJKUFillon faza e parë e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit

Fillon faza e parë e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit

spot_img

Tërbimi është një prej sëmundjeve më të rrezikshme për kafshët dhe njeriun. Burimi kryesor i tërbimit janë dhelprat. Infeksioni nga kafshët e egra mund të kalojë edhe tek qentë endacakë dhe në këtë mënyrë të kalojë tek kafshët shtëpiake dhe tek njerëzit.

Projekti do të realizohet nga data 10 maj deri më datë 15 maj 2020. Vaksinimi realizohet nga ajri ku aeroplanët do të hedhin në mënyrë të kontrolluar vaksinën e cila është e vendosur në ushqimin e posaçëm për dhelprat. Ky proces do të realizohet në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga AgroGroup Fauna./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme