spot_img
HomeBUJKUDuhet ndryshuar koncepti për gështenjën - Ajo duhet të trajtohet si pemë...

Duhet ndryshuar koncepti për gështenjën – Ajo duhet të trajtohet si pemë frutore dhe jo si dru pyjor! 

spot_img

Nga Shpend  NIKOÇI

Për aq kohë sa gështenja do të konsiderohet si dru pyjor dhe jo si pemë frutore, ajo do të degradojë si specie dhe do të degjenerohet si kultivar!

Gështenja është  në listën e kuqe të specieve të kërcënuara, vlerësuar nga “Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës”.

Pemët tradicionale të prodhimit të frutave po vazhdojnë degradimin e përshpejtuar, është përgjysmuar prodhimi i frutave , çdo vit vijnë duke shteruar energjitë ripërtëritëse dhe prodhuese të tyre, vijon shkatrrimi gradual i kultivarëve autokton që rrezikon humbjen e trashgimisë gjenetike të tyre.

Gështenja e Tropojës ka “Status prodhimi” me destinacion “Prodhim Frutash”!

Gështenjat  në Tropojë formojnë një “Ekosistem Agro-Pyjor”, pra edhe Bujqësor edhe Pyjor  dhe si e tillë menaxhohet me një metodë të moderuar në mes silvikulturës dhe agro-kulturës; Është bujqësor -pasi gështenja prodhon fruta të ngrënshëm, pemët shartohen, krasiten, rrallohen, prodhohen fidanë dhe mbillen për tu riprodhuar gështenja. Është  pyjor pasi rriten, zhvillohen dhe ripërtërihen në formë pylli .

Gështenja në Tropojë tradicionalisht është menaxhuar si “Kashnjet”; Kashnjet do të thotë – “Pemishte Natyrore e Kultivuar”; “Pemishte”– quhet pasi gështenjat janë pemë që prodhojnë fruta; – “Natyrore”; quhet pasi rritet dhe riprodhohet në mënyrë natyrore dhe e – “Kultivuar” ; quhet pasi mbillet me fare dhe fidanë, pastrohet, rrallohet, krasitet, shartohet etj.

Gështenja në masivin e Tropojës ka prejardhje farore dhe formon pemë të larta që sipas klasifikimit silvikulturor, emërtohen “Trungishte”! Kjo “trungishte” është formuar nga pemët tradicionale të prodhimit të frutave !

Këto pemë fillimisht kanë ardhur të shartuara, janë mbjellur në këtë mjedis natyror,  është ruajtur me kujdes trashëgimia e tyre gjenetike, janë kryer sherbimet kulturore vazhdimisht, si pastrimet e nën pyllit, rrallimet , krasitjet e kurorave , përmirësimi gjenetik nëpërmes shartimit që nga antikiteti deri në gjysmën e shekullit të kaluar dhe tani në kohët moderne pretendohet nga strukturat qeverisëse se gështenja është një dru pyjor dhe nuk ka nevojë për shërbime dhe trajtime teknike, ndërkohë që Qeveria moniste në vitin 1968 në përpjekje për ta përafruar menaxhimin dhe trajtimin e këtij burimi natyror me vendet europiane që e kultivojnë gështenjën, e transferoj nga fondi pyjor i shtetit dhe e kaloj në fondin e drufrutorëve dhe krijoj një “Ndërmarrjen shtetërore të Gështenjave” të kompletuar me fuqi punëtore, administratë dhe personel inxhiniero-teknik për ti kryer sherbimet e nevojshme kulturore e sanitare dhe trajtimet teknike.

Deri në vitin 1990 masivi i gështenjave të Tropojës është menaxhuar si njësi e veçantë dhe është ndjekur me kujdes ecuria e gjendjes vegjetative dhe patologjike duke i kryer pastrime të nën pyllit, rrallime të pemëve, ricungim i trungjeve të tharë nga sëmundjet, zjarret  etj, krasitje të kurorave dhe luftim sëmundjesh shoqëruar me trajtim me medikamentet e nevojshme. Ky organizim shtetëror funksionoj pak vite dhe ndërmarrja u shkri për të kaluar si “Sektor i Gështenjës” pranë Nd. Bujqësore Qendër deri ne vitin 1990, kur ndryshoj sistemi politik dhe fermerët morën kashnjetet e tyre sipas kufijve të vjetër. Qeveria e asaj kohe në vend që t’ua kalojnë fermerëve ne pronësi, i ç’regjistroj nga regjistri i mjeteve themelore të ndërmarrjes si pronat e tjera të dëmtuara, si tokat, vreshtat, pemëtoret, blegtoria etj .

Studimet tregojnë se energjitë ripërtëritëse të pemëve të kultivarëve tradicional të prodhimit të frutave në rrugë natyrore kanë shteruar dhe për një t’ardhme të qëndrueshme të këtij burimi natyror duhet të aktivizohet  ripërtëritja e tyre nëpërmes shërbimeve kulturore si  krasitje, rrallimin dhe shërbimet sanitare duke trajtuar sëmundjet me medikamentet e nevojshme, si dhe rikthimi i kultivarit tradicional aty ku është humbur nga konvertimi në cungishte dhe nga hibridizimi natyror.

Studimet tregojnë se energjitë e ripërtëritjes natyrore të pemëve të kultivarëve tradicional të prodhimit të frutave kanë shteruar  Për një t’ardhme të qëndrueshme të këtij burimi natyror duhet të aktivizohet dhe nxitet ripërtëritja e tyre, me krasitjen, rrallimin dhe shërbimet sanitare të diferencuara duke trajtuar sëmundjet me medikamentet e nevojshme, si dhe rikthimi i kultivarit tradicional aty ku është humbur nga konvertimi në cungishte dhe nga hibridizimi natyror.

Operacion i ripërtitjes së këtyre pemëve është vlerësuar si operacioni me shkallen me të lartë të vështirësisë fizike dhe me shkallen më të lartë të rrezikshmërisë për shëndetin dhe jetën e punëtorëve që marrin pjese në operacion , pasi detyrimisht duhet të operohet me ngjitje në lartësi në kurorat e pemëve të rritura në gjendje natyrore në formë pylli dhe që kërkon trajnim sublementar tekniko-profesional dhe trajnim mbi rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes nga aksidentet në punë në kushtet e vështirësisë ekstreme, si dhe njohjen e përdorimit të pajisjeve të sigurimit teknik. Ky operacion kërkon punëtor të trajnuar mire dhe të përgatitur për të kryer procese pune të shkallës së lartë të vështirësisë dhe të rrezikshmërisë, procese këto që fermerët pronar të kashnjeteve e kanë të pa mundur ti realizojnë.

Në kushte të tilla kërkohet një strukture teknike e përgjegjshme dhe e aftë teknikisht e pajisur me një personel inxhiniero-teknik me kualifikimin dhe përvojën e nevojshme që zotëron kapacitetet teknike, organizative, drejtuese, menaxhuese që mund ta realizojë misionin rehabilitues të gështenjës, të administrojë, të drejtojë e trajtojë ekosistemin me shërbime kulturore dhe luftimin e sëmundjeve.

Rikthimi i ekosistemit agro-pyjor të gështenjës në fondin pyjor dhe regjistrimi në kadastrën pyjore është një regres, një kthim i pa merituar mbrapa, do të thotë të fragmentohet ekosistemi i gështenjës dhe të ndahet në 7 ekonomi pyjore në të gjithë rrethin, të qeverisen dhe trajtohen gështenjat sikur pyjet e ulëta të ekonomive pyjore, të menaxhohen si cungishte dhe të harrohet menaxhimi si kashnjet, të injorohet statusi i prodhimit me destinacion – “Prodhim Frutash” që ka gështenja, të shuhen mundësitë për kalimin në pronësi për fermerët ndërkohë që e regjistruar si sipërfaqe dru-frutorë e kishte hapësirën ligjore për t’ju kaluar në pronësi fermerëve, të përligjet shuarja përfundimtare e kultivarit tradicional të konvertohet ekosistemi më i mire i Europës në cungishte , është një injorim dhe dekadence e mendimit teknik e zhvillimeve shkencore dhe i rekomandimeve teknike dhe përvojave të vendeve europiane që kultivojnë gështenja.

Në dekadën e fundit gështenja ka ngjallur një interes të shtuar për fermerët, kjo për arsye se tregu ndërkombëtar nuk po arrin të ngopet me këtë produkt, si dhe çmimi shumë i favorshëm për të gjithë ekonomitë fermerë të zonës malore me pak tokë për frymë është burimi kryesor i t’ardhurave. Gështenja, në se lihet në rrjedhen e vet natyrore për shkak të brishtësisë së sajë në raport me patologjitë , infeksionet , dëmtuesit, zjarret, degradimin biologjik – natyror, si dhe përballja me ndryshimet klimaterike do të komprometojnë ndjeshëm vokacionin e saj. Ripërtëritja e pemëve të gështenjës nëpërmes një recete agro-silvikulturore duke ju përmbajtur praktikave fitosanitare dhe shtimi i pemëve të reja të kontrolluara gjenetikisht është alternativa vendimtare agronomike dhe silvikulturore, për të ruajtur dhe përmirësuar produktivitetin e kashnjeteve./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme